Koment rreth figurës së ish Kryetarit të parë të qytetit të Koplikut

0
Nga : Kadri Ujkaj 
Nderimi i ish-kryetarit te pare bashkiak,z.Perlat Ramcaj, me titullin “Qytetar Nderi”i Bashkise M.Madhe  ne mars te ketij viti, dorezuar diten e djeshme, ne mjediset e Keshillit bashkiak te Malesise se Madhe, kryeqendren e saj Koplikun, ishte nje eveniment sa moral, sa institucional, sa familjar, sa qytetar,po aq edhe bashkekohor,si shenje respekti dhe mirenjohje per bashkeqytetarin qe la gjurmen e se mires ne mjedisin ku punoi e drejtoi per disa vite. Koha e solli qe si shoke dhe perfaqesues te opozites se pare socialiste ne M.Madhe te zhvillonim pergjegjesi paralele, si perfaqesues te alternatives progresiste, Perlati si kryetar i bashkise, ndersa une si kryetar i te pares opozite te se majtes se bashkuar ne Keshillin e Rrethit te M.Madhe. Asokohe PS-ja drejtohej me aq dinjitet demokratik dhe bashkekohor nga bashkepunetori shkencor, ndryshe Profesor Fatos NANO,i diplomuar per ekonomi politike ne vitet e diktatures, djali i nje prej publicisteve dhe drejtuesve me me autoritet dhe afatgjate ne RTVSH.Thanas Nanos.Fatosi ishte nje qenie me intelekt natyror po aq edhe nje politikan liberal me largpamje postmoderne, me te cilin pata fatin te njihem dhe te komunikoj nga afer qe nga Dita e Themelimit te PSSH-es, qershor 1991, sa per probleme politike, po aq per ato filozofike dhe estetike.Ky intelekt natyror fantastik e bente te ishte i pranueshem dhe efektiv ne komunikim me cilido socialist, pavaresisht nga niveli kulturor apo arsimor.Keshtu Nano,krahas respektit te natyrshem ndaj meje, si intelektual progresist, diti dhe nderoi gjithnje me perzemeresi dhe intelegjence liberali, per t’ia patur zili cilido politikan , edhe Perlatin – I CILI KISHTE AFTESINE INTUITIVE T’I AFRONTE TJETRIT HUMORIN DHE BATUTEN E NJERIUT TE PA KOMPLEKSE. KY KOD KOMUNIKIMI I DHA PERLATIT DASHURINE DHE RESPEKTIN E QYTETAREVE, JO THJESHT PSE KANDIDOI DYHERE SUKSESSHEM NE KRYE TE BASHKISE KOPLIK, POR, SEPSE KUDO PUNOI AI ISHTE,MBETI DHE DO TE KUJTOHET AI…, PERLATI… QE NJOHA APO NJOHEM GJATE 26 VITEVE TE PLURALIZMIT: BABAXHAN, POPULLOR, NDESHE E MIRE,-SIC THOTE POPULLI YNE-, ME NDJENJEN E PERKUSHTIMIT PER TE LENE TE KENAQUR SECILI DUKE RESPEKTUAR LIGJIN DHE KODIN QYTETAR NE ZHVILLIMIN E PERGJEGJESIVE KUDO DREJTOI.KESHTU AI VDIQ DHE PO ASHTU U RIKUJTUA DJE, NE DITEN E DOREZIMIT TE TITULLIT TE “QYTETARIT TE NDERIT” NGA KRYEBASHKIAKU I M.MADHE,TONIN MARINAJ, SI MODELI I NJERIUT QE DITI DHE ARRITI TE LERE GJURMEN E OBLIGIMIT MORAL, TEK SECILI QE E NJOHU, PER T’U NDERUAR DHE PERKUJTUAR GJATE.KJO ESHTE JO PAK, MADJE KY ESHTE GJITHE THELBI I MISIONIT TE VERTETE TE NJERIUT TE EMANCIPUAR MORALISHT DHE INSTITUCIONALISHT, PARA VETVETES DHE ATYRE QE I BESUAN VOTEN E TYRE

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.