KËPUCËT E KUQE

0
48
 NGA ADELINA   PALI
– shenim i redaksisë;”Bota fillon tek një shpirt i bukur”. Kjo sentënë  e njohur duket se   askujty më shumë  se poetes Adelina Pali  nuk i shkon përshtat.Kjo poete   përë herë na befason  me krijimtarin e saj brilante.Ndaj ner nujk po flasim më  shumë  pë poezinë; “Këpucet e kuqe”, po ua lëm radhen  ju l;exues të  thoni men dimin tuaj …!Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Sot s’mbaj në duar dertet e ditëve të mia
As lotët që nën lëkurë kripën më kanë futur
Por po endem me gaz, më thërret lumturia
Si çupëlinë llastohem për një dhuratë të bukur.
Shikoni! Shikoni se si trotuari po troket
Nga këpucët,që me ngjyrën e kuqe rrëzëllejnë
Si një pupël mes lastarit ndjehem e lehtë
Çapitem nazemadhe, vezullimet më rrëmbejnë.
Mes dritave të mbrëmjeve shëtis trotuarëve
Me këpucët e kuqe që me shpirt i adhuroj
Rrugët e mia me to shëtis gjer në pafundësi
Dhe e shkujdesur si një shtajzovallë ngjasoj.
Ashtu si e kuqja e këpuceve të larta,
Më përskuqen faqet dhe shpërndajnë zjarrmi,
Edhe buzët i përskuq, vesh petkat e arta,
Teksa eci, ndjek ritmin e tyre si një melodi.
Ah, këto këpucë sa bukur më rrinë
Teksa shëtis me to ndjehem si fëmijë
Trotuaret trokasin, porsi vargjet bëjnë rimë
Këpucët e kuqe sa lozonjare më ngjajnë …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.