Nga : Anjeza Mullahi
Kafeja e dashurisë
E strukur në një qoshe 

larg syve të botës,
e vetmja që më bën shoqëri
është kafeja.
Ç’ironi,
po ajo më kujton atë dashuri.
Atë dashuri tashmë të harruar
dashuria jonë,
një dashuri e mallkuar.
Të kujtohet
kur me një filxhan kafe ndër duar
shpirtat tanë u takuan?
Ishim vetëm unë dhe ti,
ah po,
dhe kafet që përgjonin në fshehtësi.
Dora jote preku dorën time 

sikur kurrë nuk do e lëshonte.
E tani,ku je ti?
Më le të vetme
të luftoja me mëkatet e kësaj bote.
Ajo kafene
vendi ku lindi ajo dashuri.
Mos ndoshta duhet të kthehem?
Ndoshta,ndoshta ti je atje
po me pret
duke pirë kafe,
apo është një iluzion i zemrës
për një dashuri që në atë kafene filloi
por që sa keq,
sa keq që shumë pak jetoi…