Duke i informuar të pranishmit, dhe natyrisht nepermjet tyre edhe të tjeret , se çfarë është trafikimi i qënieve njerzore, dhe shfrytëzimi i tyre nga kriminel per arsye perfitimi, takimi i organizuiar pikrisht per këtë qellim, është vlersuar i dobishem. Kështu ky takim i organizuar në qytetin e Koplikut nga zyra kordinuese e çeshtjeve sociale në Bashki, dhe aktor të tjerë, vlersohet se ka ka arritur objektivit e vetë. Kësisoj ka qenë fillimisht nënkryetari i Bashkisë M.Madhe z,Sytki Ndrecaj i cili si zakonisht edhe në emer të kryetarit të Bashkisë
Tonin Marinaj i ka pershendetur pjesmarrësit, madje dhe iu ka garantuar mbeshtetjen e Bashkisë per luften e perbashkët ndaj fenomenit të trafikimit të qënieve njerzore. Me tej në fjalen e saj punojsja më e re ne zyren e sherbimit social, por njeherazi specialiste pikrisht per këtë luftë parandaluese Tereziana Kalaj, ka vlersuar punën bashkpunuese me të gjithë aktoret e pranishem dhe të tjerë. Nderkaq Taze Lohja nënprefekte e M.madhe krahas vlersimit me nota pozitive të punës së kryer deri më tani, është ndalur edhe tek roli dhe pergjegjëshmeria më e madhe e te gjitha strukturave, pikrisht per këte drejtim. Edhe specialist të drejtorisë rajonale te sherbimeve sociale, por edhe të instucionit të prefektit Shkoder kane diskutuar në të njejten linjë me koleget. Ajo që realisht duhet theksuar që nuk u tha në këtë takim ishte fakti se ende ishte e paqarte sa raste trafikimi apo tentative, dhe cila ka qëne zgjidhja nuk u tha konkretisht. Në fund nga bashkia u dorzuan çertifikata vlersimi per nxënës të shkollave të qytetit të Koplikut, të cilet duke mos iu larguar tradites dhe formalitetit të ketyre takimeve ishin prezantuar edhe disa vizatime me temë, nga kjo luftë e perbashket e të gjithëve. Kështu edhe nxënësi i talentuar Endris Hysa ka merituar këtë çertifikatë vlersimi nga Bashkia me vizatimin e tij: Stop Trafikimit e Skllaverimit te qënieve Njerzore.