Jam po ajo……Dhe ke me kenë Ajo…..

0
Jam po ajo
Në fëmijëri kryesoja grupin e fëmijëve të lagjes plot buzëqeshje
Me tepsi, sahanë, lugë e pirunj bënim muzikë e koncerte
Jam po ajo
Bëra revolucion në familje të futesha në sport
Edhe pse prindërit e mi nuk ishin shumë dakort
Jam po ajo
Dita të respektoj këdo që kisha përpara në çdo kohë
Pa dallim feje, posti, statusi, ekonomie apo moshë
Jam po ajo
Për shumë vite isha një kopje e shkëlqyer në çift
Respektuam njeri – tjetrit veshun me dashni çdo vit
Jam po ajo
Edukova si prind i mirë të rris fëmijët e shtrenjtë
Me kokën lart qëndroj se vërtetë thesarin kam gjetë
Jam po ajo
Mësuesja e përkushtuar, e devotshme në misionin tim
Transmetim idesh, vizionesh, hapësirash si një sublim
Jam po ajo
Tolerante, mirëkuptuese me respekt për familjarët e mi
Ngrohtësia e tyre e pashterrshme më gudulis gjithnji
Jam po ajo
E dashur, e vlerësuar dhe e respektuar në shoqëri përherë
E quaj mbështetje të rëndësishme në çdo hap që unë hedh
Jam po ajo
Vitet po rrjedhin, rrudhat e thinjat po shtohen çdo vit
Me beteja, luftra, dallgë, dashuri e fitore shtatin kam rrit
Jam po ajo
Jap maksimumin të jetoj bukur çdo minut në jetë
Besoj se optimizmi çdo mëngjes te pragu më pret

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.