Ish ministri i Jashtëm/Ditmir Bushati :Pesë mësime nga Italia.

0

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka renditur pesë mësimet që morëm nga zgjedhjet në Itali, ku fitoi qendra e djathtë e Gieorgia Melonit.Bushati thotë se mesazhi kryesor nga zgjedhjet e sapopërfunduara është se mbështetësit më të vendosur të qeverisë së unitetit të Mario Draghit humbën keq. Zgjedhjet në Itali, mbyllen votimet, 51.16% pjesëmarrja e qytetarëve – Abc  News Mesazhi i dytë sipas tij është se nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis së majtës dhe së djathtës, për sa i përket mbështetjes popullore.Mesazhi i tretë, Bushati deklaron se është gabimi në strategjinë e përballjes me Melonin dhe përçarja e partive të qendrës së majtë.Për ish-ministrin, mesazhi i katërt ka lidhje me të ashtuquajturën votë kundër mënyrës së funksionimit të BE-së.Pesë mësime nga Italia.Të mësuar me “rrëmujën” e politikës italiane, por edhe me faktin se lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë është e fortë dhe shtrihet përtej qeverive të radhës, nuk para i japim vëmendjen e duhur ndryshimeve politike atje, të cilat janë të shpeshta. Aq më tëpër që këto ndryshime nuk përjetohen me dramaticitet nga vetë italianët, por janë pjesë organike e sistemit demokratik. Edhe pse shpesh na pëlqen ta krahasojmë veten me italianët për stilin e jetës, veshjeve dhe ushqimit dhe përpiqemi të nxjerrim në pah përkatësinë tonë mesdhetare, për nga mënyra sesi e lexojmë dhe ushtrojmë politikën jemi të prapambetur.Përjetimi i zgjedhjeve të sapopërfunduara në Itali nga komentet e ndryshme në rrjetet sociale dhe hapësirën mediatike shqiptare më sollën në vëmendje të njëjtat përjetime si me fitoren e Presidentit Trump në vitin 2016 në SHBA; zgjedhjet e 2018-ës në Itali që konfirmuan si forcë të parë politike Lëvizjen e Pesë Yjeve; apo fitoren e Syrizas dhe referendumet e njëpasnjëshme në Greqi. Me pak fjalë, më shumë sesa tek pylli (fenomeni) e kemi huq të keq të përqendrohemi tek pema (individi), në funksion të agjendës politike të ditës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.