Ora 1o e paraditës, dt O7.O3 .2O21
Koplik,në orët e paradrekës së datës 7 Mars, në qytetin e Koplikut ka marrë flakë një automjet tip “Golf”. Dyshohet për defekt në impiantin elektrik.
Lezhë,“1 diell dhe 5 yje”, e ka emërtuar kryeministri këtë takim, duke iu referuar kështu si Diell, shefes së Trendafilit Mistik Diellës, dhe yjet Fatmir Ndoji i Hyllit te Drites, Fredi i Rapsodise, Altini i Mrizit, Hani Lekes, dhe Alma e Vilës Venento.Në vijim të angazhimeve të tij kryeministri Rama ka publikuar në faqen e tij edhe një bashkëbisedim të hapur me banorë, biznese, përfaqësues të tyre, sportistë dhe profesionistë.Pasi shpjegoi skemën e re nëpërmjet të cilës, qeveria do t’ua lehtësojë kthimin e shtepisë në bujtinë për të gjithë ata që kërkojnë të përfitojnë nga fluksi rritës me progresion gjeometrik në Agroturizëm, ai ka sqaruar se nuk do të ketë as ulje dhe as rritje taksash për ata që fitojnë shumë, për biznesin e madh pra, dhe se tashmë ata qe fitojne më pak janë çliruar nga taksat. Një lehtësim i tillë për biznesin e vogël nuk gjendet askund, theksoi Rama.
M.Madhe,Drejtori i drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar për veriun Bardhok Pulaj ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit. Drejtori Pulaj nga Malësia e Madhe falenderoi mësuesit për punën e palodhur dhe të përkushtuar që kanë bërë gjatë këtij viti të vështirë si shkak i COVID-19. Drejtori Pulaj gjithashtu i uron mësuesve shëndet dhe shpreson që kjo pandemi të kalojë sa më parë për të gjithë.Kreu i arsimit Pulaj urimin e tij e bëri pas inagurimit të një muzeu në shkollën e Bajzës në Malësinë e Madhe.
Podgoricë,Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, për mediet serbe tha se ai kurrë nuk do ta kishte pranuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.“Sikur do të isha qenë Kryeministri i Malit të Zi në kohën para se Mali i Zi e kishte njohur Kosovën, nuk do të kisha dhënë kurrë pëlqimin tim që të ndodhte kjo. Por, gjithçka kishte mbaruar para se të vija unë në qeveri”, deklaroi Krivokapic.Ai tha se vendimi eventual i tij për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, do të rezultonte me rrëzimin e Qeverisë së tij, në seancën e parë të Kuvendit. Në këtë mënyrë, sipas tij, DPS do të kthehej në fuqi dhe do ta kthente të njëjtin vendim për Kosovën.Krivokapic tha se për Malin e Zi, Serbia është partneri më i rëndësishëm.“Serbia është një vend me të cilin jemi të lidhur nga historia dhe tradita. Qeveria e udhëhequr nga DPS nuk e kishte atë pikëpamje për Serbinë, siç dëshmohet nga numri i vizitave të ndërsjella të zyrtarëve të Serbisë dhe Malit të Zi. Qytetarët e vendeve tona duan atë bashkëpunim, dhe ne si qeveri të përgjegjshme duhet të dëgjojmë se çfarë po na thotë populli ”, tha Krivokapic.-Info nga: Malësia org.
Ulqin,7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore e historike në gjitha trojet tona autoktone shqiptare dhe diasporë. Në këtë ditë ne të gjithë kujtojmë mësuesit tanë të parë, ku me aq dashuri e respekt, me përkushtim e profesionalizëm, përveç shkronjat e alfabetit shqip, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.Kjo festë i dedikohet mësonjëtores së parë në gjuhën shqipe e hapur, këtu e 134 vjetë më parë, më 7 mars 1887 në Korçë edhe pse nën sundimin osman, aktivitetin e vet e ushtroi rreth dy dekada në arsimimin e brezave të ardhshëm për t’i brumosur ato me dije, kulturë, atdhedashuri dhe edukatë.Sot Lidhja Demokratike në Mal të Zi me përulje kujton, jo vetëm Rilindasit shqiptar si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naçi Nuçi, Thoma Avrami, etj…, por të gjithë brezat e mësuesve deri në ditët e sotme, të cilët nuk kursyen e as që kursejnë, kohën e njohuritë, dëshirën e pasionin, shëndetin e jetën e tyre për misionin e shenjtë, në edukimin dhe ngritjen e brezave të ardhshëm,Të dashur mësues e mësuese URIME 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!
Pukë,URIMI I KRYEBASHKIAKUT GJONAJ ME RASTIN E 7 MARSIT, DITËS KOMBËTARE TË MËSUESIT.Të nderuar mësues, kam kënaqësin e veçantë që t’ju bashkohem qindra urimeve që merrni me rastin e 7 Marsit.Me falenderimin e përzemërt për kontributin tuaj të vyer ju uroj më të miren në jeten tuaj, në familjet tuaja dhe në profesionin fisnik të mësuesit.“Mësuesi prek perjetesine. Kurr nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij”. thot në një prej shprehjeve të tij të famshme, Henry Adams.Si kryetar I bashkisë Pukë jam krenar për çdo njërin prej mësuesve të shkollave tona, ndaj më lejoni t’ju uroj ditën tuaj, i bindur se ju gjithnjë meritoni shumë për atë çfarë keni bër ndër vite e vazhdoni të bëni për ndërtimin e një të ardhmje të begatë.Urimi më i veçantë në këtë 7 Mars shkon për plejaden e mësuesve në pension që tashmë jetojnë të lumtur me krenarinë e kontributit të tyre në formësimin e brezave. Anjë herë nuk duhet të harrojmë të gjithë ata mësues që fatkeqësisht nuk jetojnë më, por që pas na kanë lënë kontributin e tyre të pamasë.Gëzuar 7 Marsin në mënyrë të veçantë edhe për ata mësues që ju duhet të sakrifikojnë çdo ditë për të shkuar drejt shkollave të tyre, larg vendbanimit. Në bindjen time ju jeni më të mirët, pasi profesioni u’a ka shtuar dhe sakrificën, e shpesh në mot të vështir, dhe rrezikun.Të dashur mësues, unë gjithnjë e mbaj mend mësuesin tim të parë dhe të gjithë mësuesit e mirë që ndikuan në formimin tim dhe shtyrjen hap pas hapi drejt auditoreve të fakultetit. Ju lutem bëni dhe ju më të miren ndaj nxënësve tuaj që të gdhendni përjetësisht kontributin tuaj ndaj tyre.I bindur në faktin që gjithnjë jemi të detyruar ndaj punës dhe kontributit tuaj, ju uroj këtë 7 Mars me shpresen se jeni mirë dhe të rrethuar nga dashuria e nxënësve tuaj sot e ndër vite.Këto kohë, ju po ushtroni profesionin tuaj nën presionin, friken dhe makthin që na ka mbërthyer të gjithve si pasojë e pandemisë, që nuk ka kursyer në disa raste dhe mësuesit në zonen tone, por fal Zotit pa na shkaktuar pasoja fatale. Uroj që në pak ditë ti nënshtroheni proçesit të vaksinimit, çfar do t’ju mundësonte një jetë pa frikë dhe ankth.Gëzuar, Zoti e lehtësoftë dhe e ndriçoftë profesionin dhe kontributin Tuaj!Përzemërsisht!Gjon GJONAJKryetar I bashkisë Pukë