SIDRIT BEJLERI ME NJË KËNGË TË RE PËR “VLLAZNINË”,NË KUFIJTË E NJË HIMNI

0

Sidrit Bejleri, pëveç këngëve ku spikat tema e dashurisë, këtë radhë i dedikon një himn dashurisë së patjetërsueshme mes çiftit Shkodër-Vllazni. Si tifoz ndër vite i ekipit shkodran, me talentet e shumta që ky djep i futbollit shqiptar na ka dhuruar gjithmonë, i frymëzuar dhe nga situata e mirë që po kalonte Vllaznia në këtë kampionat, kantautori Bejleri shkroi muzikën dhe tekstin. Produksioni muzikor nën përkujdesjen e shkodranit tjetër të mirënjohur Shpëtim Saraçi.Me regji të klipit nga Eduart Grishaj dhe me mbështetjen e sponsorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, vjen kjo këngë e fuqishme dhe e veçantë në llojin e vet, në kufijtë e një himni.Pavarësisht momentit që po kalon ekipi, Bejleri gjen sërish optimizmin t’i bëjë thirrje tifozëve ta mbështesin ekipin që kryeson që nga java e parë, që të rikthehet tek loja me nivel dhe fitoret e padiskutueshme, që do bënin realitet ëndrrën e tifozerisë shkodrane, sepse “Vllaznia asht dashni pa kushte”, citon Bejleri

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.