Më në fund veleçiku arrin të marrin në shtepi tre pikë, duke mundur që nga minuta e 31 e takimit fal golit te Begaj, ekipin e Orikut.Edhe me këtë fitore përseri skuadra e Veleçikut mbyll tabelën e klasifikimit me vretem 1o pikë të grumbulluara në 14 javë të luajturaJanë mbyllur 5 ndeshjet , në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 14-të. Në grupin A, Vora ka surprizuar Dinamon, duke e mposhtur minimalisht, falë një goli në minutat e fundit nga Tavani, duke i hequr kështu kryeqytetasve mundësinë për të marrë kreun e renditjes.Fitore minimale ka marrë edhe Veleçiku, që mposhti në shtëpi Orikun.Heroi I këtij takimi ka qëne futbollisti Bega cila realizoj golin e vetëm të barazvlefshëm për tre pikë mjaft të çmuara për Veleçikun, gol ky i realizuar në minutën e 31 të takimit. Në grupin B, pretendentët nuk kanë falur, duke marrë fitore të rëndësishme për të ardhmen. Tomori ka shkatërruar me rezultatin 4-0 Flamurtarin në shtëpi, ndërsa Egnatia ka mposhtur 4-1 Turbinën. Një fitore shumë të vuajtur ka marrë Pogradeci, që ka mposhtur 1-2 Elbasanin në transfertë.Tablën e klasifikimit për grupin A e kryeson Burreli me 28 pike , e ndjekur tashmë nga Dinamo me 26 pikë, ndersa skuadra e vëndit të tretë Korab i ka 21 pikë. Edhe pas kësaj fitorje ekipi Koplikas nuk ka patur mundësi të lërë vëndin e fundit të tabelës së klasifikimit , ku vetëm sa është barazuar me nga 1o pikë më ekipin e Partizankit B.