IN MEMORIAM: TRE MALËSORËT PREJ HOTIT QË 83 VITE MË PARË PRITEN ME PLUMBA E JO ME LULE PUSHTUESIT FASHIST ITALIAN

0
Ndue Bacaj
Malësorët si dhe shqiptaret etjerë patriot e pritën pushtimin fashist me indinjatë të thellë dhe me deshirë “të pa realizuar…”, per t’u rrjeshtuar në ushtrinë mbrojtëse shqiptare, kundra pushtuesve Italian. Por përkundër kësaj, në qëndresën e pabarabartë por heroike të ushtrisë shqiptare, që priti me plumba e jo me lule fashistet italian me 7 prill 1939, në bregdetin e Durrësit e më gjerë, do të dalloheshin për trimerinë, atdhetarinë dhe qëndresën heroike tre ushtarakë prej HOTIT ;       major      MUL DELI BAJRAKTARI-Komandant i batalionit “Deja”, Toger GJELOSH LULI DEDVUKAJ -komandant i një pjesë të baterisë së topave të vendosur në vijen e parë të mbrojtjes në kodrat e Durrësit, si dhe ZEF MARTINI- nëtoger i shquar i këmbësorisë shqiptare.
Nëse shpëtuan nga kjo luftë mbrojtëse, kur fituan “çlirimtarët”, më e pakta duhej t’i nderonin këta trima nacionalist e antifashist, por nuk ndodhi keshtu : Mul Deli Baajraktari u detyrua që për të shpetua i gjallë të mos kthehet kurr më në Shqiperi, Gjelosh Luli Dedvukaj i cili nuk ishte dakord me bashkim-vëllazërimin e “çlirimtarëve komunist” me sllavët, armiqët shekullor të shqiptarëve, humbi jetën maleve në perpjekje për të mos u dorzua as te sllavet e as te shqiptarët komunist… Nderim të perjetshëm ketyre nacionalisteve trima hotjanë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.