Marjana Sulejmani Poetja që me poezinë e saj najep”receta”dashurie.Kjo është Marjana!
Dashuria vetem me dashuri jeton…!
I dashur….
Shfleto pak fletet e shpirtit tim
Kete te drejte,ta jap vetem ty
Per te tjeret le te mbes nje kujtim
Apo nje liber “i verdhe” i ndaluar
Pse jo ? dhe i bllokuar ne biblioteke
Kujdes: mos harro te shohesh Kopertinen
Me titull:
“Dashuria vetem me dashuri jeton”
Por virgjeria e shpirtit…mbeti e pa cenuar
Edhe kur isha e virgjer…
Sikur nena ime me lindi…
Nuk luajta rolin “e virgjereshes”
Por dhe kur arriti mosha,
E me mori virgjerine…
Kurre nuk luajta rolin “e murgeshes”
Gjithnje brenda meje doli…
Rebelja,qe luan me notat e ndjenjes,
Pa marre parasysh,mekatin e dashurise
Qe mbetet mekati me i embel.
Kurre nuk e dhashe dhe as e pres,
Dashurine sipas stineve,
Her pluhur…her bore e her shi
Por e respektova me ndjenjen..
E ndezur plot pasterti.
Dhe puthjet rane nje nga nje
Ashtu sic bien gjethet e vjeshtes…
Pa patur asnje drejtim…
Kurre dashurise…nuk i kerkova shume
Vetem dy metra qiell…
E ty te t’kisha prane..
Ne krahet e tu te zbarkoja..
Pa i kerkuar liman…!!