Vebi Kurtaj
Një familje nga nenshkodra,
Martuan djalin e vogel,
Nusen, ja ka gjetë e motra,
Bijë malësore, t’ramë në Shkoder.
Filloi kanga e dyzeni,
I zoti shpisë, miqëve u tha:
Hani e pini, e mos kurseni,
S’ndalet qejfi dej n’sabah…
Pas darsmes, vinin e shkonin,
Si adet çiftin me “falë”,
Me nusen u prezentonin,
Far e fis, e dajallarë…
ilakatë, fillojnë me ardhë,
Nusja: sapo shkelin pragun,
E therret vjehrrën me dalë:
-Po vjen Budja me Binakun!
Nxiton vjehrra prej matanë,
Nusen vranët e shikonte,
E shkreta, shtanget në kamë,
Kupton, se diçka s’po shkonte…
Katundarët autokton,
Me tradita shum fisnike,
Vjehrra, nuses ja meson,
Zakonet që nuk i dinte…
-Nigja nuse, -t’pastë nana,
Si n’qoftë mashkull, apo femen,
Asht zakon, në anët tona,
Mos me i thirrë vetem në emen!
Kushërijt, vijnë tash e parë,
Prej n’oborr ke me thirrë nanen:
Nan! Po vijnë si faqja e bardhë,
Hake Nurja, me Ramush Agen!
Nusja, në kokë i ngulitë,
Vjerrës po i pergjërohet,
-Ti per mu, -je nënë e dytë,
Që po mi mëson zakonet!
Fëmijët n’oborr po luanin,
Ndihej zhurma që andej,
Me domate, deren gjuanin,
Kush godet ma mirë në shej!
Dera mbulohet nga “salca”,
Me lekurëra, e berthamë,
Sa fillojë të errej nata,
Fëmijët lojen e lanë.
Ne sabah pa lindur dielli,
Troket dera pa ndërprerë,
Tik tik tik, pula dhe gjeli,
Po qokatnin berthamë në derë.
-Kush a’ n’der? -Vjehrra, -thërret,
Nusja, sa e nigjon “nanen”,
-Pergjigjet, -si asht “adet”:
Hake Pulija me Gjeladin Agen !!