-INTERVISTË ME POETEN,MODERATOREN ,DHE GAZETAREN LINDA SHAQIRI’ NGA MEDVEGJA–Bidsedoi G.Vuçaj-
Pyetje:Duke iu falenderuar që pranuat të intervistoheni nga revista “Fjala”, dëshërojmë t’iu drejtojmë fillimisht këtë pyetje:Jeni poete, gazetare , dhe moderatore , cilen prej tyre “dashuroni” më shumë ? –
Përgjigje: Vërtet është vështirë ti ndaj sepse për mua edhe poezia edhe gazetaria si dhe moderimi janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Por e para ishte poezia.
Pyetje:E mbani mëndpoezinë e parë që keni shkruar dhe botuar?
Përgjigje: Po sigurisht poezia e parë nuk harrohet kurr, ishte poezia kushtuar vendlindjes e cila u botua në Gazetën Rilindja ne vitin 2002, Prishtinë.
Pyetje:Të jesh moderatore emisionesh , çfar do thot për ju?
Përgjigje: Të jesh moderatore emiaionesh dhe eventesh të ndryshme për mua flet shumë. Është knaqësi dhe përgjegjësi njëheritë. Mundohem tē jem sa më origjinale në paraqitjet e mia, gjë që të shton përgjegjësinë. Mendoj se dashuria e madhe për punën që don e bënë ti kapërcesh tē gjitha sfidat.
Pyetje:Mediumi “Medvegja sot” si mëndoni po e përmbush “etjen” e Shqiptarve atje për info dhe emisione historimke , kulturore e sportive?
Përgjigje: Medvegja Sot u themelua në vitin 2015 me qëllim të promovimit të trevës së Medvegjës, identitetit, kulturës përmes figurave dhe personaliteteve të ndryshme të cilat lan gjurmë në historinë e shqiptarëve të Medvegjës. Medvegja Sot mundohet që sado pak të sjell bukuritë e saja deri te shikuesi si dhe të jetë afër atyre që kanē nevojë. Është zëri i qytetarëve të Medvegjës, thirja e tyre në nevoj, prandaj ne jemi aty me lajme, informacione, reportazhe nga tereni, me mysafir në studio e krejt kjo me një qëllim të vetëm; të sjellim Medvegjën dhe gjendjen e saj reale në sytë e botës! Pra ky është edhe misioni ynë, jemi zëri i Medvegjës përmes mediumit Medvegja Sot.
Pyetje:E keni ndjekur revistëm Fjala” nese po cila është nota që ju do i vinit?
Përgjigje: po sigurisht se e kam ndjekur dhe më pëlqen shumë.Është mjaftë e qëlluar, laryshi materialesh që e bënë të dashur për lexuesin. Unë e vlerësoj me notë maksimale.
Pyetje: Ne kemi rubriken , ku iu përfshime dhe juve : Gra të bukura, Gra të forta” Ju mendoni se i keni te dyja ,apo njëra është me lartë se tjetra?
Përgjigje: haha pyetje e vështirë. Ju faleminderit, mendoj se e bukura nuk ka kufi, është dhuratë nga Zoti, duke e pasur parasysh sfidat e jetës me të cilat ballafaqohemi të jesh i fortë ka rëndësi të madhe, të mos dorëzohesh përball çdo situate. Unë edhe në poezitë e mia jam munduar të sjell mesazhin se si nuk duhet të dorzohemi kurr, të jemi të fortë. Pyetje: Të jesh e bukur është dhuratë e prinderve dhe zotit, ndërsa të jesh e fortëështë edhe meritë e jotja apo jo?
Përgjigje: Po, bukuria është meritë edhe e prindërve por edhe e Zotit, ndërsa të jesh i fortë është meritë e rrugëtimit jetësor duke mos lënë anash familjen e cila të rrin pran dhe të jap kurajo për të vazhduar tutje.
Pyetje : Në poezit tuaja i dedikoni jo pak vjersha dashurisë,çfar do thot dashuri për ju? Përgjigje: Linda…
Pyetje:Keni në pragbotimi librin tuaj me poezi, si mendoni do e promovoni në Shkodër? Përgjigje: Tani jam në përgatitje të librit të radhës me poezi, pra librit të dytë. Mendoj promovimin e parë të realizoj në Kosovë, pastaj pse jo edhe në Shkodër. Atje kam edhe miq dhe mikesha, pse të mos lexohet vargu im edhe në Shkodër por edhe më gjerë. Kam lexues anembanë. Me kënaqësi do të vija në Shkodër.
Pyetje:Si gazetare , a jeni e gatshme për bashkpunime me medjat në Shqipëri?
Përgjigje: Po, pa hamandje. Gazeraria është profesioni që dua dhe pse tē mos bashkëpunoj edhe me Shqipërinë.
Pyetje:Më shumë keni frikë nga bukuria apo nga fortësia?
Përgjigje: Haha, jo nuk kam frikë nga këto. Jam parimore dhe kujdesem të veproj drejte dhe sigurt. Bukuria është gjë e bukur si dhe të jesh i fortë nuk do të thotë të jesh i guximshëm, mendoj.
Pyetje:Ju faleminderit për intervistën dhe njëherazi dëshëroj ti përcjellim lexuesit të Fjalës , mësazhin e Gruas së Bukur dhe Gruas të Fortë nga Metvegja sot Linda Shaqiri…
Përgjigje… Mesazhi im për të gjithë lexuesitë është të jemi sa më të bashkuar, të punojmë pë popullin dhe vendin tonë shqiptar, të duam njëri tjetrin, të jemi paqësor, të falim edhe ata që na bëjnë padrejtësi. Kështu thoshte edhe e madhja Nën Tereza nëse don paqe fillo nga vetja nga familja jote, nëse don të ndryshosh botën fillo nga vetja. Edhe njëherë ju faleminderit juve si Revista Fjala për mundësinë dhe hapsirën që më dhat mua, uroj të gjithëve gëzuar 2023! Shëndet dhe suksese! Faleminderit.