Goditet nga disa persona avokati i Berishës. Dërgohet në spital Sokol Mëngjesi

0
96

Mëngjesin e ditës së sotme është dhunuar avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët të cilët dyshohet se janë tre persona.

Burimet bëjnë me dije se dhuna ndaj avokatit dyshohet ka ardhur si konflikt për arsye pronësie.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

 

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.