Ish-shefi i Rendit dhe 13 punonjësit e tjerë të policisë janë lënë të lirë nga Gjykata e Shkodrës.Efektivët e policisë ishin arrestuar, pasi akuzoheshin për favorizim në tenderat e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe.Para gjykatës, të shumtë ishin qytetarët që ishin grumbulluar prej mëngjesit të sotëm, të cilët me pankarta në duar kërkonin lirimin e tyre.Pas vendiit të gjykatës, qytetarët i kanë pritur efektivët me duartrokitje në ambientet e jashtme.