GJOVALIN PACI PIKTOR I PËRMASAVE KOMBËTARE 

0

Një ditë më parë është përcjellë për në banesën e fundit piktori i shquar nga Malësia e Madhe i ndjerë Gjovalin Paci.
Ekspozitat e tij brenda e jashtë vendit më rreth 4(katër) mijë vepra, jo vetëm janë mirëpritur nga vizitorët e shumtë por kritika i ka vlerësuar të veçanta në llojin e vet ku spikasin në mes të tjerash portreti i Heroit Kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skendërbeu dhe i Shënjt Terezës (Nënë Tereza shqiptare). Ndonse disi i heshtur, jo shumë i “zhurmshëm” në prezantimin e tij, por realisht peneli i tij ishte i përmasave kombëtare. Njerëz të tillë lindin dhe rrinë sa rrinë mes nesh, por vetëm kur ikun, ne kujtohemi se i kishim këta artist. Madje vetëm tani pas vdekjes e “zbuluam” se familja Paci pas më shumë se 250 vite jetë në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, është një fis fisnikësh nga Italia, të ardhur po në një vend fisnikësh, këtu në Vrith-Razem Malësi e Madhe. Ndaj ikja në jeten tjetër e një artisti të tillë me përmasa kombëtare është një humbje jo e vogël.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.