Gjosha kritikon Mesin : Reforma nuk bëhet me inate personale dhe partiake

0

Ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, është shprehur kritike ndaj mënyrës se si qeveria po e kryen Reformën në Administratën Publike.

Në seancën e sotme dëgjimore me Zv.kryeministren Senida Mesin, në Komisionin e Integrimit, Gjosha u ndal në tre pika. Sipas saj, Reforma në Administratë nuk mund të bëhet me inate personale dhe as duke larguar punonjësit.

“Së pari, Reforma në Administratë nuk bëhet me inate personale dhe partiake

Së dyti, Reforma në administratë nuk është shkrirja me një të rënë të lapsit dhe largimi nga puna i qindra punonjësve

Së treti, 30% e kontratave të punës janë të paligjshme, me emërim të drejtpërdrejtë nga titullari dhe pa konkurs.”, tha Gjosha.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.