Vebi Kurtaj 

Diktator dhe kriminel,
Deri sa e rëndoi mosha,
Per hiç gja të çonte n’ferr,
Ma shum vrau njerëz se rosa !
Shokët e tij’ ma të ngushtë,
Nga që ishin ekselentë,
Nga zilia, me çdo kusht,
I fuste në listë të zezë…
Para tijë s’bëhej i gjallë,
Kushdo që mendonte ndrysh,
Një herë të bënte tradhëtarë,
Pastaj të vriste pa gjyqë !
Vriste dhe s’të pyeste fare,
Më keq se një hitlerist,
Ajken intelektuale,
E groposi përjetsisht !
Burgosi dhe internojë,
Që ta harronin vendlindjen,
Masakrojë dhe pushkatojë,
Sot, as eshtrit nuk ju gjinden.
Veç “lepujt” i bënte “miq”,
I ngrinte lartë e më lartë,
Kushdo që luante me “bisht”,
Pesonte të njëjtin fat…

Popullin e bëri tyrbjet,
Prapë në emrin e “tijë”,
Pabesisht mori shum jetë !
Eh, ç’farë s’na ka ba Enveri,
Më shumë se katër dekada,
Ma Hitler se vetë Hitleri,
T’pakten Ai, s’la farë mrapa.
Disa thonë: -paska qenë Gey,
Ka lanë mbrapa shumë këlyshë,
Majtas-Djathtas, gjithandej,
Shqiperinë s’e duan ndrysh !
Amanetin po ia mbajnë,
30 vjet “demokraci”,

Identik pjedha e tijë !
“Bijtë e tijë, mbesa e nipër”,
Sikur nga lart’ i vezhgon,
Edhe prej në botën tjetër,
Prapë “Ai” po na sundon !!!