GËZUAR NATA E SHËN ZEFIT!

0

Prenda Sejdia

Për çdo besimtarë.
Sonte është një natë e shenjtë pasi është Shën Zefi..
I shtrenjti B A B I im Shen Zefi i gjashtë pa Ty engjëlli ynë.
Malli e dhembja, s’paskan të sosur pasi ikja w nënës që nesër bën plot gjashtë muaj na ka lënduar aq shumë sa zor për ta kapërdi.
Sa shumë gjëra kam në mëndje për të të thënë sonte, pasi ti në këtë natë të shenjtë i doje të gjithë pranë.
Por falenderoj zotin që kemi nipin Jozef për ta trashëguar emrin tënd dhe na lumturon e çdo ditë na bën krenarë për karakterin që ka formuar dhe arritjet që ka, ndaj i uroj shëndet e jetë, fat e suksese.
Doje ti përqafoje të gjithë baba, të bisesoje pafund, ti prisje e përcillje e madje, që me mëngjes na thoje “tē gjithëve na ndihmoftë kjo Natë e shenjtë e Shna Zefit” e duhet bërë festë.
Nuk të erdhëm dot sonte tek varri, dhe kjo na shton brengat e mallin,.por të gjithë lutem për shpirtin tënd e u prehsh në paqe e festofsh me engjejt e qiellit të blurtë babai ynë që aq shumë virtyte pati shpirti jot, e pushofsh në paqe në botën e përtejme.
Lutem fort për shpirtin tënd që ai të jetë i qetë atje në jetën e përtejme në DRITË e PAQE pasi e meriton o engjëll i Zotit..
U prehsh në paqe BABOK pasi kështu të thërrisja..por shpirti im i lënduar për ty..akoma e ka të vështirë të të pranojë që s’jeni pranë meje prindërit mij që më mungoni gjithnjë e më shumë.
Kemi kujtime të pafundme për Ju dhe dashurinë që na dhuruat pakufi,duke mos menduar, punuar e lutur për vete por për ne.
Lutemi pafund për shpirtërat tuaj.
Zoti e kjo Natë e Shen Zefit ju mëshiroftë e dhuroftë parajsën dhe Ju qofshi në Mbretërinë e Qiellit Mbreti & Mbretëresha jonë qê jetoni pêrjetësisht nê zemrat tona
Babi shumë faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne.
Mirenjohje përjetësisht dhe dashuri pafund.
Mbrëmje plot freski uroj për ju të gjithë.
ETNIA IME NË VARGJE
Me mall dua ta freskoj mallin që kam për ty
Kjo etje e athët më flet mes fjalësh
Dhimbja më shoqëron në monologun e kohës
Pse heshtin hapat gjatë kësaj largësie
Ndonëse më ndriçon udhën dritë e emrit tënd e dhimbjet më lehtëson mbi plagën e rihapur babai im
Dua të udhëtoj me agun e ëndërrat
Në mund të freskoj lotin me kujtime
Që ndizen si eshka në përjetimet e përmallta
Që shkrumbi përvëlon vargun
Kullën e vjetër të gjyshërve mbushe dritë
E zbardhove me prani për t’ua shuar atë mall
tek u mbollën etje të reja
Teksa në dheun e perënduar do grisesh
dekadat ti engjëll përjetësie
O engjëlli më i ri i kullës fildishtë
Ua fshi mallin me praninë tënde
Së sofra u mbush plot dritë
Diej e parajsë u bëftë për ju etnia ime
Së shqiponjat nuk e harrojnë folenë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.