Ashhtu si gjithë koleget e medjave të tjera në Qarkun Shkodër edhe stafi i tv Kopliku, dherevista s “Fjala”,sapo jemi njohur me incidëntin e ndodhur në mës policisë dhe gazetarit Simon Shkreli, duke mbajtur qëndrimin pozitiv ndaj së drejtës së gazetarit për informim të publikut , ka mbështëtur gazetarin Simon Shkreli , dhe jemi bashkuar me mëndimin se drejtuesit e poicisë duhet të hetojnë dhe denojnë raste te tilla incidëntesh të punojsve të policisë me gazetaret.
Nderkaq mënjëhershëm ka qënë dheregimi i policisë së shtetit.Incidenti i ndodhur mbrëmjën e ditës së Ëjte në qytetin e shkodres në mes policies , forcave RENEA dhe gazetarit Simon Shkreli i mënjehershem ka qënë dhe reagimi i gazetarve të qarkut Shkoder, por edhe Unionit kombëtare të gazetarve profesionist. Të gjithë kanë denoncuar , madje kanë kërkuar të hetohet ky incidënt në mës policies dhe gazetarit , për më tëpër kur gazetari Simon Shkreli ka qënë së bashku me dy fëmijët e tij. Ndaj për të mos u përseritur raste të tilla papërgjegjshmerie të punojsve të policisë Unioni i gazetarve në mbeshtetje të kolegut Simon Shkreli ka kërkuar që drejtuesit e policisë të regojnë.Dhe në fakt nuk ka munguar reagimi i Policisë, te cilin po e citojmë më poshtë…Mbrëmjen e sotme, gjatë një operacioni kontrolli nga forcat speciale policore në Shkodër, ka ndodhur një incident me gazetarin Simon Shkreli, i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke filmuar me celular është penguar të kryejë detyrën e tij.Lidhur me këtë incident, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit.Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të rritur parametrat e sigurisë në vend, përfshirë kontrollet për të kapur personat që qarkullojnë të armatosur apo që posedojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.
Duke vlerësuar fort rolin e medias në informimin e publikut dhe duke kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve për të qenë bashkë në misionin për më shumë siguri, Policia e Shtetit dënon çdo akt dhe do të marrë masa për çdo kapërcim në ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit.