Monumenti i Françesk Radit me kitarë është vendosur së fundmi në kodrat e Liqenit Artificial, ndërkohë që sot përkujtohet 1 vjetori i ndarjes së tij nga jeta .
Përmes një statusi në faqen e saj në Facebook, bashkëshortja e tij dhe gazetarja e njohur shkruan se sot ai do të jetë sërish midis njerëzve.
“Ju presim ta vendosim sërish Frankon mes nesh ashtu si dikur. Më pas në orën 17.00 në ambientet e kinema Millenium do të transmetohet dokumentari “Jetë e trazuar” për të ndjekur rrugëtimin e një ëndrre që edhe pse e prerë tingëllojë gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau, e kush qau nuk i tha dot lamtumire, por thjesht mirupafshim Mik. Askush nuk vdes në këtë jetë, kur jeton në zemër e melodi”, shkruan bashkëshortja e tij, Tefta Radi.