Një ditë pas tërheqjes nga primaret e iniciuara nga Berisha, Voltana Ademi ka folur sërish sot mbi arsyet e dorëheqjes.Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve kryebashkiakja mohoi të fshihet diçka pas dorëheqjes së saj, duke u shprehur se qëndrimi i mbajtur dje ka qenë i qartë dhe i kuptueshëm.
Pyetje: A fshihet diçka tjetër pas dorëheqjes suaj përtej atij stausi?
Ademi: Jo unë kam qenë krejt e qartë besoj. Jam përpjekur të jem e strukturuar dhe e qartë për të gjithë, në mënyrë që të gjithë ta lexojnë ashtu siç e kam shkruar. Kam qenë e bindur për një hap që përfaqësimi i të gjithë atyre njerëzve që duhet dhe mund të drejtojnë vendin, Shkodrën në këtë rast, duhet të jetë një grup, pjesë e grupit jam edhe vetë. Jam nga ato që e kam mbështetur lëvizjen e Sali Berishës, do vijoj të jem aktive për këtë. Të sigurohemi që do të kemi pjesëmarrje sa më të mirë të njerëzve që mbështesin gjithë kandidatët ne do sigurojmë një maksimalizim të përfaqësimit të qytetit. Një thirrje për qytetarët për të votuar në 6 mars. Bëhet fjalë për një leksion demokracie që ne duhet ta japim.