Shkodër;Gratë duanë të divorcohen
Divorci mbetet një nga fenomenet që kambërthyer shoqërinë shqiptare prej vitesh. Shkak për zgjidhjen e marteës, sipas avokates Edlira Bylo mbetet dhuna në familje. Ndërkohë që pasojat më të mëdha vazhdojnë t’i vuajnë fëmijët, për të cilët nuk duket se funksionon sa duhet ligji për ndarjen e kujdestarisë.Sipas statistikave të dy dekadave të fundit, janë rreth 80 mijë martesa të cilat kanë përfunduar në divorc si shkak I të njëjtave arsye bën të ditur avokatja Bylo.
OBOT, Varka kthehet në autoambulancë
Gjatë gjithë natës vajza 5 vjeçare duroi dhimbjet e barkut pasi ishte e pamundur transportimi i saj për shkak të stuhisë dhe errësirës. Infermieri Vinçens Gocaj qëndroi gjatë gjithë natës me vajzën e vogël duke u kujdesur bashkë me prindërit derisa u bë transportimi i saj me varkë deri tek rruga kryesore duke u dërguar më pas me ambulancë në spital.
Tuz,Drejtori i Arkivave të Shqiperisë viziton qytetin e Tuzit
Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, së bashku me Shefin e Zyrës për bashkëpunim me diasporë, z. Mark Lucgjonaj, pritën sot në takim, Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Bedri Zyberaj.Z. Gjeloshaj, shprehu gatishmëri lidhur me implementimin e këtij projekti, i cili shumë shpejt do të jetë i realizuar. Ai ndër të tjera, falënderoi z. Bido për idenë dhe bashkëpunimin. Gjithashtu, u diskutuan edhe mundësi të tjera bashkëpunimi mes Komunës së Tuzit dhe Arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës.
Pukë,Ndhimë një gruaje të moshuar
Faleminderit m punonjësve tanë të shërbimeve në Gjegjan që ndërhyn duke i ardhur në ndihmë një gruaje të moshuar në vetmi, e cila prej nisjes së shirave bashkjetonte me lagështiren si pasojë e amortizimit të çatisë në banesen e saj.Kështu shkruan në statuesin e saj bashkia Pukë , e cila ka kontribuar në këtë drejtim
Lezhë,Këshilli i Bashkisë Lezhë miraton 60 kryepleqt e fshatrave
Pas një pune disamujore, intensive dhe plot me negociime, komisionet e ngritura nga Këshilli, ia kanë dalë mbanë që për herë të parë Kryetarët e Fshatrave të Lezhës të zgjidhen me votë nga vetë banorët.Një zotim ky i Kryetarit Rakaj që në krye të herës, të cilin sot e përmbushi duke i dhënë firmën përfundimtare dhe miratimin prej shumicës së këshilltarëve.
Shkodër,Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.