Në miqësoren e dytë, ndeshje kjo e zhvilluar ne pragifillimin e kampionatit kombëtarë për kategorinë e parë, ekipi I veleçikut ka mposhtur me rrezultatin sinjifikativ 3 me 1, ekipin e “Fk Murlani “ te Vaut të Dejës.Rreth këtij takimi bënë fjalë kronika e prgaditur nga gazetari ynë sportive Bashkim Ramekaj.Pasditja e së hënës ka shenuar dhe ndeshjen e dytë miqësore për ekipin e Veleçikut. Ky takim I Cili është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit Shkoder ka vënë përballë ekipit te Veleçikut, skuadrën e qytetit të Vaut të Dejes “Fk Murlani”Ky ka qëne takimi I dytë në mes këtyre dy skuadrave në tërë historine e jetës së tyre futbollistike. Edhe ky takim është fituar nga skuadra e Veleçikut. Kësisoj takimi I parë në mes tyre I zhvilluar ne fushen sportive te Koplikut , është fituar me rrezultatin 4 me 2 nga djemt e Veleçikut , të drejtuar nga tekniku Adi Rrustemaj.po kështu edhe takimin e dytë miqësor miqësor Veleçiku e ka mposhtur “Fk Klub Murlanin”.Gazetari sportive Bashkim Ramekaj në kroniken e tij thekson se protagonist e këtyre dy fitoreve është futbollisti Aranit Zaraj , sulmues tip i kësaj skuadre, I cili ka realizuar nga dy gola për çdo ndeshje.Takimi I ditës së hënë I zhvilluar në mes këtyre dy ekipeve, do mund të pershkruhet kështu:Një pjesë e parë dominuese nga Koplikasit, të cilët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 7 të takimit me golëshënues Zaraj.Me tej rrjella e lojës ka treguae se edhe ekipi i Murlanit nuk pajtohet më këtë rrezultat, kësisoj ka barazuar në minutën e 22 te takimit me penallti , me autor Mesin.Nderkohë që për Veleçikun 7 minuta para përfundimit të pjeses së parë , serish Zaraj kalon në avantazh ekipin e tij, duke realizuar nga pika e bardhë e 11 metërshit.Edhe pjesa e dytë ka folur më së shumti për ekipin e Veleçikut, ku Delaj ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij.në këtë takim tekniku Ardian Dokaj , nuk I ka aktivizuar lojtarët titulluar si Banushi, Bala, Admir Ujkaj e tjerë. Nderkaq është mësuar se futbollisti Dushkaj I cili qe folur se po afrohet me Veleçikun, tashmë perfundimisht është bërë e ditur se ka udhëtuar drejtë Rumanisë.E shtuna do të jetë dita e fillimit të kësaj faze për katëgorinë e pare, dhe veleçiku pretë në “Reshit Rusi “ Skuadren e Burrelit.