FILIMI I NJI VITI SHKOLLOR (E P I S O D E )

0
55

Kur morem diplomen e mesuesit, ne maturantet e vitit 1956, u emnuem ne rrethe te ndryshme te vendit.
Sejcili prej nesh ruen kujtime te ndryshme te fillimit te punes!Mund të jetë një imazh i 1 person dhe monument
.
Ishte fundi i gushtit, kur une, i shoqnuem me baben, shkojme ne Rreshen (Mirdite), per me u paraqite ne detyre.(mesimi atehere fillonte me 1 shtator)
Takojme drejtorin e shkolles, Çesk Kumrine, kojshi i joni ne rrugen “Gerej”
Nji mik i tij e disa tjere, nepunes atje, tuej me pa me pantallona te shkurta (ma vone zevendesu me te gjata doku), e ashtu te imte ne dukje si femije, i thone babes: – Po kete djale pse e keni pru ketu per shkolle, ju atje i keni shkollat ma te mira.
Baba e Çesku qeshen !
– Jo nuk ka ardhe si nxanes, por asht emnu mesues, nderhyni Çesku!
Sa ishin aty mbeten te habitun!..
Shkrimtari Isa Alibali, me te cilin jeta e solli te jena afer me pune e deri ne pension (çdo vere ne Velipoje) tregon me humor per diten e pare te punes :
Ishe ne Shpal te Mirdites. Po rrijshe ne oborr te shkolles. Erdhi nji person e m’u drejtu mu – paske ardhe a?.. Une u çudita, si me njohu!.. Kur ky me mori doren me tha: – A jam ba pa qeth? e i perkiti floket me dore nga mbrapa! A fillojme pra?!.
Kishte kujtu se une jam berberi sepse simbas nji grafiku ne dy-tre muej vinte berberi me qeth kliente qe kishin nevoje!
Gazmend Llazani mori emnimin dhe u nis per ne katundin Llugaj (Tropoje).Rruga kalonte neper nji pyll te dendun. E kapi nji frike e madhe, sepse pikrisht ketu nji burre kishte vra nji udhetar per t”i grabite vetem oren e dores!
Ndersa Myfit Gjybegu tregon kur ai me shoket Anton Gjeka, Benjamin Deda, Fiqret Bala, Loro Mazi e Ruzhdi Anamali, te ngarkuem me dysheke, jesteke, bataije, jergana e ene kuzhine , te mbeshtjelle ne thase, me 21 gusht te vitit 1956 me nji skode, nisen per Tropoje, te percjelle prej prindeve!
Sot gjithshka asht ndryshe!
Gjithe mesuesve Ju uroj per fillimin e vitit te ri shkollor 2024- 2025
*
Foto ne vendin ku punova 15 vjet me mesues, por jo si mesues!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.