Është përkujtuar 107 – Vjetori i Kryengritjes së M.Madhe

0
Është shënuar me sukses , madje do të duhet të citohet fakti se këte vit njëra nga ngjarjet më të lavdishme në historinë e treves M.Madhe , kryengritja e vitit 1911 , e meriton plotësisht këtë vëmëndje .

Tek lapidari kushtuar kësaj ngjarje , pikrisht me 6 prill , janë mbledhur të rinj , të reja , por edhe veteranë të luftes , por edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorve . Autoritetet vëndore , por edhe perfaqësues të shoqatave atdhetare ishin prezënt dhe të gjithë vendosen kurora me lule . Në fjalen e tij Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj ka vlersuar faktin se Malësoret gjithënjë i kanë qëndruar në ballë historisë . Edhe kjo ngjarje ka pjesen thelbësore të guximit dhe trimërisë së kësaj treve . Edhe historiani Gjokë Luli , por edhe Kryetari  Shoqates Atdhetare “Malesia” Ilmi Kurti kanë sjellë në kujtesë personazhet reale të kësaj ngjarje historike plot lavdi . Në kë aktivitet kujtese ishin të pranishem dhe përfaqsues nga Kosova , ku Drejtori për Kulturen Rininë dhe Sportin në Komunen Skenderaj , Ramiz Shala ka përshendetur pjesmarrësit . Po kështu edhe Kryetari i Shoqates Atdhetare “Dukagjini” z. Ndue Sanaj ka shprehur vlersimin dhe konsideraten e tij për këtë event historik . Nderkaq aktiviteti ka vijuar me një program artistik , por edhe me përshendetjen e njëres prej përfaqësueseve te fisit Dedvukaj , e cila ka falenderuar për praninë e tyre të gjithë pjesmarrësit . Artist të tillë si Pretash Nilaj , Violeta Deda , Elderin Dekaj dhe Elvira Fierza i dhanë kreshërinë e duhur gjithë aktivitetit .

Foto – Bashkia Malesi e Madhe : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.