Erza Muqolli , “Shqiptarja më e famshme në Francë”

0

Hera e parë e Erza Muqollit në Shqipëri dhe në një skenë të saj, ishte te “Virtuozët”, në mbrëmjen e së Dielës. Me Inva Mulën ajo këndoi “La Boheme” të Charles Aznavour, një nga këngët më të famshme franceze që nga krijimi, 50 vite më parë. Ndoshta nuk iu kujtohet kjo Erza që shikoni në skenën e “Virtuozët”. E në fakt ajo është rritur. Kanë kaluar katër vite nga konkurrimi në spektaklin “France’s Got Talent”. Zëri, këndimi i krijimeve më të bukura po aq edhe të vështira vokalisht të muzikës së lehtë botërore pushtoi rrjetet sociale në atë kohë. Videot e konkurrimit të saj në spektaklin e talenteve në Francë u bën virale. Në finale Erza u vlerësua si zëri i tretë më i mirë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.