Erion Veliaj: Po përgatitemi për fitoren e Edi Ramës dhe PS në 2025

0
XHEDIS ME E MKIRA , ME E LIRA , ME CILRESPORJA NE SHKODER

Në mbledhjen e Asamblesë për Qarkun e Tiranës, drejtuesi politik i PS, Erion Veliaj, tha se Partia Socialiste po përgatitet për fitoren e Edi Ramës dhe PS-së në vitin 2025. Ai tha se edhe organizimi i sotëm është një përgatitje për atë betejë.

“Askush të mos ketë asnjë dyshim, ky nuk është një ushtrim politik, kjo nuk është një stërvitje për nxehje, por kjo është përgatitja për fitoren e Edi Ramës dhe PS-së në vitin 2025, siç i ka hije PS dhe siç i ka hije Qarkut të Tiranës, që do të jetë vendimtar se sa e fortë dhe sa bindëse do të jetë fitorja jonë, për t’i pasur duart e lira, një mendje të lirë, për të mos u penguar nga askush, për të mos u kapur peng nga asnjë parti e vogël dhe me aleanca problematike të së kaluarës, por për ta qeverisur Shqipërinë drejt vizionit 2030, me vota që vijnë nga vullneti i lirë i qytetarëve të Shqipërisë, por sidomos i qarkut tonë, që prodhon edhe numrin më të madh të mandateve për deputet”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Partia Socialiste nuk është perfekte, por ajo sigurohet që, nëse një organizëm i saj ka një problematikë, ta korrigjojë dhe ta shërojë atë, për të vijuar përpara me punë.

“Familja jonë nuk është perfekte! Organizmi ynë nuk është perfekt, njësoj si organizmi i secilit prej jush këtu. Në organizmin tonë ka pa fund anomali, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Nëse je realist dhe kupton se, po, një organizëm mund të ketë probleme të tilla, dhe siç heqim një dhëmballë, siç ndërhyjmë për një problematikë që kemi në organizmin tonë, është shumë e rëndësishme, jo ta mohojmë atë, jo ta mbrojmë dhe të hiqemi sikur jemi imunë, por të sigurohemi që ta korrigjojmë atë problamtikë në organizimin tonë, ta adresojmë, dhe patjetër ta mjekojmë dhe ta shërojmë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se pala tjetër sulmon sepse po shkon nga humbja në humbje të njëpasnjëshme. Sipas tij, ata habiten se si Partia Socialiste ka aftësi vetëkuruese, reflektuese, vetëshëruese, për të përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme Shqipërinë. Veliaj tha se PS është familja më e madhe, më patriotike, më shtetformuese që ka Republika e Shqipërisë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.