ENDACAKU QË AGJËRON DHE LEXON LIBRA!

0

Kujtim Cekani Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

E kisha parë këtë njeri shpeshherë me libra në duar. Por kisha menduar se i mban kot. E kisha paragjykuar!
Teksa kalova sot për të shkuar në Parlament, kalova afër dhe e dëgjova teksa lexonte me zë të ulët. U ndala!
I dhash disa të holla, për të gjetur mundësinë për të folur me të.
Jetoj i vetëm diku në Sauk. Nuk kam njeri! – më thotë ai.
Ke nevojë për të ngrënë apo ndonjë nevojë tjetët? – i them.
Jo, më thotë, jam me agjërim. Unë agjëroj!
Mbeta pa fjalë!
Nxorra nga xhepi disa para të tjera, për të blerë me to ushqime për iftar! Por zotëria insistoi për të mos i pranuar, sepse ishin shumë dhe se sapo i kisha dhënë. E binda!
Ke nevojë për diçka që mund të bëj për ty në vazhdim?
U mendua. Për Bajram, po munde!
Ia premtova që po!
Po sa vjeç je?
Se mbaj mend!
Ku ke mësuar të lexosh?
Që i vogël.
Po pse lexon?
Sepse s’më lë të humb mendjen!
E di ti që njerëzit, e sidomos të rinjtë nuk lexojnë sot?
(Qeshi) S’do ia dinë kuptimin jetës. Leximi të zhvillon!
Po pse s’te ka zhvilluar ty?
Sepse mua ashtu më erdhi jeta!
Je i lumtur me jetën që ke?
Jo nuk jam, por jam mësuar. Ky është fati im!
Po pse agjëron?
Sepse kam lexuar për Zotin!
Po si beson në Zot ti, me jetën që ke, Zoti s’të ka ndihmuar?!
Quhet sprovë!
Të ka ftuar ndonjë politikan për iftar?
(Më pa në sy) Ç’punë kanë ata me Zotin?
Do shihemi prap! – i thash.
Do të të pres dhe ditë të mbarë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.