Edi Reja rikthen “veteranët”, dhe s’bashku me Hysaj e Balaj nga Kopliku përfshihen në Kombëtare edhe Broja e Çokaj

0

Shqipëria do të luajë 3 ndeshje brenda muajit në nëntor, ndaj Kosovës miqësoren e datës 11 në Elbasan dhe dy sfidat kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 të këtij muaji. Trajneri Edi Reja ka bërë publike listën ditën e sotme.

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka rikthyer shumë futbollistë për dy ndeshjet e fundit vendimtare në Ligën e Kombeve, por edhe për miqësoren me Kosovën me 11 nëntor në Elbasan Arena. Në listën me 27 të grumbulluar bëjnë pjesë Cikalleshi, Balaj, Gjasula, Memushaj, Ismajli dhe kapiteni Elseid Hysaj.Risia këtë herë është Enis Çokaj, që vjen nga Lokomotiva e Zagrebit, ndërsa për shkak të pandemisë, por edhe për dëmtime do të mungojnë Strakosha, Dermaku, Mihaj, Roshi, Mersinaj, Lenjani, Trashi, Bare, Cekici, Vrioni dhe Kamberi. Ndërkohë pavarësisht këtyre peripecive Reja deklaron se kombëtarja duhet të arrijë objektivin që është vendi i parë.‘Këto ndeshje do të jenë vendimtare. Objektivi ka qenë gjithmonë për të kapur vendin e parë dhe kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë do të synojmë fitoren. Edhe në ndeshjet e kaluara patëm objektiv katër pikët, por në fund morëm dy. Kanë ndikuar dëmtimet, por edhe situata e pandemisë. Reja më tej tha se në varësi të lojtarëve mund të ndodhë që ta ndryshojë skemën, pasi ndryshe nga çfarë thuhet nuk është i fiksuar me 3-5-2. 74-vjeçari më pas, kur u pyet për refuzimin e qeverisë, për të lejuar tifozët në stadiume për këto sfida u shpreh:“Është e qartë se pa tifozët nuk është një futboll natyral. Do na ndihmonin dhe do ishim komod me tifozët tanë në stadium, por ne do të japim maksimumin edhe pa ato.”Në fund Reja deklaroi se për Kombëtaren nuk do të ishte aspak keq nëse miqësorja me Kosovën do të anulohej, për shkak të mungesave që ka skuadra. Përsa i përket Ligës së Shqipëria duhet t’i fitojë të dy ndeshjet për të shpresuar për të kaluar në fazën ‘play-off’.Ajo që duam të veçojmë, është  fakti   se  ndoshta është  pa diskutim  një fakt impersioonues, mbasi  të thirrur në  kombëtare  , kësaj rradhe  kemi për herë të  parë 4  futbollist , nga më cilsoret nga M.Madhe. Kështu  veçmas  kapitenit    Hysaj , dhe Bekim Balaj, pa të  cilët  Reja  duket se po e kupton se e ka të  veshtirë  të  arrijnë objektivin. kështu  krahas  dy “veteranve”  Hysaj dhe Balaj   tanimë  janë  pëfshirë  në listë edhe Broja e Çokaj e pra ku ka më bukur se kaq ,  me krenari se kto 4 djem Malësor veshin fanellen e Kombetares .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.