Nga Beqir SINA
“Duomo 51” është restoranti me tre ortakë shqiptar, që e kanë arritur këtë sukses me punën e tyre – Pas këtij suksesi qëndrojnë puna dhe përkushtimi i Zamir V Gashi (Sammy) me bashkëpronar eksperiecën e shkëlqyer të Mariglen Dine dhe Alban Jakupaj, dhe, të shefit të guzhinës Vilfrid Hodai, një djal nga Vlora por i rritur në Firence, e kanë bërë së bashku shumë të njohur Duomo 51 Ristorante në listën e revistës Forbes
New York City : Duke reflektuar rritjen e kërkesës si për shërbime të plota të ngrënies, po ashtu edhe për shërbime me bar, numri i restoranteve dhe bareve në qytetin e New York-ut, për tre vjetët e fundit, sidomos pas pandemisë, u rrit me më shumë se 12,000 nga 2020 në 2023, për të arritur në 25,850 restorante dhe bar të industrisë së famshme të kulinarisë, tregojnë statistikat zyrtare të bashkisë së qytetit.
Simbas shtypit prestigjoz njujorkez, në listën e restorantve të njujorkut, gjithnjë e më shumë po zënë një vend të rēndësishëm, edhe restorantet e pronarve ose bashkë/pronarve shqiptar, restoranteve, që simbas një përllogaritje tonën, mund t’i kalojnë edhe 100 lokale (bar&restaurante) me pronar dhe bashkë/pronar Shqiptar.
Pronari dhe bashkë/pronari i bar&restaoranteve , shkodrani Zamir V. Gashi, Sammy, siç e njohin në New York, njujjorkezët dhe turistët e huaj , është themelues i disa restoranteve në qytetin e njujorkut, duke sjell përvojën e tij 20-vjeçare të bar&restorantit në zemër të qyteti Midtown, me dy bar&restaurnate Romerino dhe lokalin më të fundit me bashkëpronar Bar&Restaurant Duomo 51.