Shkrimtarin, fabulistin,njëherazi gazetarin emirënjohur Vangjush Saro fatmirësisht e kam njohur disa dekada më parë. ndaj jo thjesht për njohjen dhe miqësinë e moçme,oor mbi të gjitha për vlerat e larta artistike të krijimtarisë së tij tek lexuesi , menduam dhe vlersuam se ia vlen të publikohet nëvistën mbarëkombëtare “Fjala”, diçka rreth botimit më të fundit të shkrimtarit Vangjush Saro. Miku ynë i nderuar , shkrimtari brilant Vangjush Saro suksese , dhe vetëm suksese të urojmë! g.vuçaj
Fabula është ende një nga zhanret më të pëlqyera për autorët shqiptarë. ERIK Botime sapo ka përcjellë në publik librin e ri me fabula të shkrimtarit Vangjush Saro “Drenusha që humbi rrugën”; një titull që nënkupton shumë dhe gjerë.
Krahas prozës satirike, skenarëve dhe publicistikës, fabula mbetet gjithashtu një nga zhanret më të preferuara të këtij autori. “Dhelpra shpërblen Lepurin”, “Trumcaku ftillon Ferrën”, “Gomar apo Kaproll?” “E dashur Dhelpër!”, etj., janë disa nga botimet e shkrimtarit në këtë zhanër. Ndër to, ka edhe libra në gjuhë të huaja; dy prej tyre janë në anglisht e frëngjisht: “Dear Fox!” dhe “L’Âne et le Chevreuil”.
Krijimtaria e shkrimtarit Vangjush Saro përgjithësisht ka gjetur gjithnjë tregun dhe mendimin letrar. Ndër vlerësuesit e shumtë të fabulave të tij, shkrimtari dhe kritiku letrar Fatmir Terziu shprehet: “Falë simbolikës bindëse, rrëfimit tërheqës, autori qaset natyrshëm te lexuesit e çdo moshe. Dhe kjo është një e vërtetë rreth së cilës nuk mungojnë asnjëherë argumentet… Saro e meriton këndin e tij të lartë në mjedisin e fabulës së sotme shqiptare.”