Nga Musa Kurtulaj
Janë ditët e fundit të punimeve restauruese të Kulles së Çun Mulajve në Kushe të Hotit të Malësisë së Madhe, e cila do të perurohet pasditen e 16 gushtit! Nga Luc Gjon Junçaj deri tek Mul Delia në vitin 1944, kjo familje per 12 breza ka qënë dera e parë e Hotit të Malësisë së Madhe, në angazhimin per mbrojtjen e trojeve të Malësisë si pjesë e pandashme e Shqipërisë, dhe të vlerave e traditave tona të spikatura në pasurimin e identitetit kombëtar ! Çun Mulajt e Hotit dhe Dedë Gjon Lulët e Traboinit, janë si të thuash kurora e atdhetarisë, trimërisë, burrërisë, besës dhe mikëpritjes së Malësisë së Madhe ! Kulla Çun Mules, që po perfundon së restauruari, eshtë kulla simbol krenarisë dhe historisë së Malësisë së Madhe ! Tri herë e djegur nga pushtuesit, tri herë gjithnjë e më lart e ringritur nga Luc Gjon – Çun Mulajt ! Trashëgimtarët e Çun Mulajve kanë vëndosur që këte kullë ta kthejnë në muzeum per Malësinë e Madhe (pa kufi), një vëndim që e lartëson akoma më shumë dinjitetin e kësaj familje në kohet e sotme ! Në këte kuader, me rendësi është të theksohet se një familje shkodrane, mike e Çun Mulajve, ka mundur të ruaj disa orendi të kësaj kulle në qyetetin e Shkodres, dhe sot ua ka kthyer të zotëve të saj per ti vëndosur serish në këte kullë ! Nuk kanë pyetur kot dikur në Malësi të Madhe a ke mik në Shkoder, ndersa në Shkoder pyesnin a ke mik në Malësi të Madhe ! Hoti respektohej në Shkoder duke i lenë kreun e vëndit, ndersa në Hot të Malësisë së madhe shkodranët respektoheshin duke u lenë kreun e vëndit ! Kulla e Çun Mulajve të Hotit, është deshmitare e këtij respekti të ndersjelltë dhe e lidhjeve të perjetëshme Malësi e Shkoder , Shkoder e Malësi ! Pasditen e 16 gushtit, do të publikohet edhe emri i familjes shkodrane, që ruajti një pjesë të orendive të kulles së Çun Mulajve, ndersa vizitorët do të kenë mundësi ti shohin nga afer !