Prej shume vitesh Gomisteri Sela , ne Shkodër e cila pa diskutimin më të vogel është nder kompanitë e sherbimit për automjetet ndër më të specializuarat , dhe natyrisht përherë në gatishmeri , edhe këtë fund viti “Gomisteri Sela 1” ka mundësuar shpërndarjen e disa ndimave humanitare për njerzit e cilësuar në nevojë. Dhe si ç’do vit tjetër edhe këtë fund viti bashkpunimi me drejtorinë e shërbimit social në Bashkine Shkoder kanë listuar ato familje që realisht e meritojnë një dhurat të tillë .Këtë e ka konfirmuar edhe Roza Sytari specialiste në qëndrenmultifunksionale për familjet në nevojë. Ashtu siç nuk kursehet pronari i” Gomisteri Sela 1” Selim Halili për të dhuruar , edhe ky përfitues nuk është kursyer për të falënderuar këtë njëri me zëmër të bardhë.Po ksështu edhe Xhevahire Gjelaj drejtuese e shoqatës për njërzit në nevojë ka vlersuAr bashkpunimin shumëvjeçar me Selim Halilin pronarin e “Gomisteri Sela1” në Shkodër.