PASTHËNJE: NGA Prenda Sejdia
MALLIT
RELIKTET E SHPIRTIT
Ky vëllim poetik me një brendi të jashtëzakonshme, me pasuri e vlera artistike e tema të larmishme, vjen për lexuesin si një ‘relikt shpirti’ dhe njëkohësisht plot bukuri krijuese, e tëra metaforë.
Një jetë kushtuar letërsisë shqipe, njohjes dhe thellimit të njohurive në çdo gjini letrare ku konkretisht na jepet rasti dhe mundësia ta shfletojmë këtë vëllim poetik duke shprehur mendimin tonë në këtë krijimtari siç titullohet;
RELIKTET E SHPIRTIT
Të shkrimtarit, letrarit, poetit, prozatorit,
kritikut Gëzim Ajgeraj.
Bota e pasur e këtij poeti të madh me përmasa jo veçse kombëtare, me diapazon të gjerë e njohuri të thella e sjell në vargje atë që ndjen dhe vëren në konceptin e tij dhe brenda rrjedhave e zhvillimeve të kohës aktuale, me plot ngjarje e ndodhi si kolorit i dukurive që kohën identifikojnë ku vazhdon misionin e tij brenda botës reale ku i jep forcë e shpresë për një të ardhme më të paqtë, lufton hapur arrogancën e mediokritetin mbi të cilën bota sot gjendet në kolaps për të dhënë dimensionet e lirisë tej përditshmërisë ku ngjan se krijon hapësira, ndaj lidhet me mesazhin e qartë se gjithçka në këtë botë është ëndërr dhe shpresë, luftë dhe paqe, humbje dhe fitore, ku pasqyron të shkuarën e të ardhmen duke argumentuar artistikisht ndërlidhjen mes tyre.
Në vargjet e këtij vëllimi poetik me një mikrobotë përgjithësuese individuale por dhe shoqërore përballet me padrejtësinë në mënyrë rebele me mëkatin e të pavërtetat ku përdorin me simbolika të shqetësimeve ekzistencës e ardhmërisë ku, dukshëm janë kapacitetet e formimit, formulimit e pasqyrimit të gjërave apo ngjarjeve me maturi e thellësi mendimi ku zë vend forca e pesha e fjalës.
Poeti vjen me figurën e tij plot guxim e vendosmëri ku përdor fuqishëm armën e mirëkuptimit për t’u cilësuar triumfator mbi ligësitë në lëvizje e zhvillim siç është vetë jeta ku forca e bën që vajin ta kthejë në këngë.
Ky vëllim poetik është pjesë e bukurisë së krijimtarisë së tij si pjesë e mozaikut që përshfaq ky autor ndaj kthehet në pikë referimi për lexuesit e poezisë.
Me dinjitetin e poetit që realisht vëllimi ia jep autoritetin tregon se letërsinë e madhe e bëjnë shkrimtarët por dhe poezinë e krijojnë veçse poetët misionarë që udhëhiqen nga fuqia dhe talenti që ka.
Ndaj poezia e Gëzim Ajgerajt është pa mëdyshje referencë e spikatur e poezisë shqipe dhe kohës që krijon.
Një poet mund të thotë më shumë me dy fjalë se dyqind fjalë një njeri i zakonshëm.
/ Në qoshkun e kujtimeve
/ S’e gjeta as plakun tek oxhaku
/ T’i ndizja një cigare
/ Me gacën e prushit të vatrës
/ E t’i ndërronim do llafe
/ Për kohët e motit
/ Ai kish ikur tjetërsimit
/ Në botën e amshimit
/ E mbi postajën e dashit të bardhë
/ Nga kopeja e tij
/ Kish lënë çibuk e qelibar
/ Dhe cigaren e fikur si kujtim
RELIKTET E SHPIRTIT
Te kjo poezi plot ndjenjë e dhimbje në kërkim të një simbolike që mund të personifikojë ikjen e përjetshme, vajin, mallin, vendin e mbetur bosh autori zgjedh RELIKTET si përmallim të kohës së asaj mungese që vret lumturinë e venitur.
Kujtimet që ndizen flakë e pikojnë mall dhe shkaktojnë dhimbje deri në përvëlim, ndaj ky simbol jeton bashkë me njerëzimin për një aspekt të caktuar.
RELIKTET E SHPIRTIT
Kjo poezi përmban titullin e librit dhe ngërthen në vetvete një simbolikë të rëndë jetësore, ndaj s’mund të deshifrohet dot që nga titulli.
Poeti në këtë vëllim poetik sjell poezi dhe stile të ndryshme ku në mënyrë filozofike shkruan pak duke lënë të kuptohet shumë dhe duke e trajtuar me doza të lehta modestie dhe në mënyrë krejt filozofike.
/ Me ç’bukuri të krahasojmë
/ Estetikën e mendimit
/ Kjo zonjë e aristokracisë
/ Kërkon finesa
PËR POEZINË
Nëpër vargjet e kësaj poezie që i përket gjinisë letrare litota, dhe vjen si përdorim i strofës distik ( dyvargëshit ) në mënyrë filozofike fjalët metaforike i përdor ndryshe nga kuptimi i zakonshëm dhe duke detyruar lexuesin të zbërthejë vargun ku dalin në dritë guaska si krijim i rafinuar në stil dhe plot elegancë duke përqendruar furinë krijuese, me vlera të larta në këtë mozaik të përditshmërisë.
E këndshme madhështore vjen një tjetër poezi ku autori sjell imazhet mahnitëse e të përshpirtshme ku bukurinë natyrore e zbret ethshëm në varg duke përshkruar Valbonën mbi vrapin gjarpëror dhe madhështinë e bjeshkëve të mbuluara me petkun e vjeshtës shumëngjyrëshe, mallin dha dashurinë e stinës ndërthurur në këngë e simfoni
/ Me ujin blu
/ Ku laheshin zotat e zanave
/ Freskuam ballin e zjarrmishëm e etjes mallit
DITA E VALBONTË
Paraqet në varg lidhjen hyjnore mes tokës dhe qiellit, asaj bukurie që Zoti e krijoi dhe njerëzisë t’i dhurohet ajo magji e sjellë në varg gjithë imazhet magjikë të asaj dite ku shpirti i poetit shpërthen si uragan e tejet mallëngjyes ku ndjesitë e shpirtit lidhen harmonishëm me bukuritë natyrore të Valbonës kreshnike dhe e atyre maleve magjepse që takojmë kupën e qiellit.
Kjo poezi e shkruar në trevargësh ( strofa tercina ) një stil mjaft i bukur dhe i përdorshëm që dikur e përdori Dante.
Tek shfleton fletët e këtij vëllimi poetik e pamundur të të mos takosh poezi me ndjenjë atdhetarie ku mendimet i shtrydh fuqishëm mbi interesa kombëtare, ndarjet gjeografike ndër shekuj dhe situata me penë e shpatë a fatin e prerë në mes ku përjeton ndjenjë a emocion plot dhimbje që ta përshkon shpirtin, dhe nuk shuhet asnjëherë, madje vjen si thirrje apo kërkesë për t’u zgjuar siç thotë populli ‘çdo tepri ka mrekulli ‘thërret si me megafon, zgjohu o shqiptarë dhe më së miri e gjejmë në vargjet
/ Durim i tepruar a besim i pamasë
/ Tjetri të të presë rrobat e fatit tonë
/ Zgjohu ti i mjerë zgjohu o shqiptar
/ Mos lejo të tjerët ty të të copëtojnë
ZGJOHU
Këto katër vargje flasin për katër mijë fjalë.
Kjo klithmë, kjo thirrje që buron nga thellësia e shpirtit që bashkëkombësit pafund janë derdhur nëpër poezi.
Ky stil i përdorshëm i poezisë (katërvargëshi katrena ) ABAB që autori e ka sjellë si stil në këtë poezi por në pikëpamje tregon ankth e zhgënjim por dhe këmbëngulje, synim e shpresë.
Po kaq magjishëm vjen tjetër poezi, plot vitalitet e shkëlqim mbi shpatullat e gjëra të nëntorit historik ku datat historike kanë historitë e tyre dhe valëviten guximshëm ndër dekada e shekuj dhe shpirti poetik ndër dekada e shekuj shpirti poetik ndjen ngazëllimin e moteve të shoqëruara me ngjyrat kombëtarë kuq e zi .
/ Motet e kastriot’ta
/ Valëviten guximshëm kujtesës
/ Ecjes së plisbardh’të
/ Shekujve
/ Deri në Vlorë
DOLLI ME NËNTORË
Kujtimet shpalos në varg e datat e historisë i rikujton përmes kujtimeve madhështore që na treguan shekujt si dhe udhëtimin e plisbardhëve aty nga fillimshekulli i kaluar duke iu drejtuar Vlorës së historisë.
Por dhe këtë stil të veçantë vjen guximshëm duke sjellë perceptimet karshi të kaluarës sonë historike e realitetit deri në ditët e sotme kjo ndjenjë do të sjellë në formë specifike këtë ndjenjë kombëtare në të rrëfyerit në poezi, apo qasja ndaj metaforave dhe filozofisë që e ndesh pothuajse në tërë poezitë, por edhe këtë poezi pesëvargësh.
Tek shfleton poezitë has një tjetër stil goxha i përdorshëm në ditët e sotme siç është stili i poezisë me stilin e lirë, poeti na sjell vjeshtën e përmallshme ku me doza të zbehta në dukje por të thella në realitet kërkon motive e frymëzim sa për të dalë nga ai mall që për vendlindjen shpirti i bren.
/ Prapë stina e re si stinët tjera
/ Vjeshtës ngadalë po i bie flaka
/ M’i duhet motivi një frymëzimi pa alpe
/ Të paktën vargu mos të zë malet
ÇASTE TË VERDHA
Poeti plot nostalgji e ngjyra ylberesh ku në mënyrë filozofike i këndon gjetheve të vjeshtës që flenë mbi kujtime, poezi që, nga pak fjalë, poezi që jep shumë.
Ky vëllim vjen gjithë jetë e freski ku dhimbja është forcë e shpresë plot dritë e reflektim e sa më këndshëm për lexuesin.
Urime e suksese poetit Gëzim Ajgeraj!