Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë mbajti një seancë të posaçme për çështjen e luftës Rusi-Ukrainë, gjatë së cilës Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu drejtua me një mesazh politikanëve tanë, me anë të një video-calli.Por krahas sensibilizimit me Ukrainën, deputetët shqiptarë janë parë më miqësorë edhe me njëri-tjetrin.Demokratët dhe socialistët i kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në këtë ditë me shi. Siç shihet edhe nga fotot e shkrepura nga LSA, disa deputetë të kaheve të kundërta politike kanë ndihmuar me çadër kolegët në Kuvend.
Sa kombinascion fantastik i çadrave , ndaj dhe buzëqeshja ka lezet
a qenë deputetja e PD Ina Zhupa, ajo e cila ka marrë në çadër deputetët e PS Etjen Xhafaj dhe Milva Ekonomi. Gjithashtu edhe deputetja e PS Klotilda Bushka i ka ardhur në ndihmë deputetit të PD, Gazment Bardhit.
Demokratët e socialistët duket se kanë harruar përplasjet politike dhe i kanë lënë ato brenda dyerve të Kuvendit, pasi në ambjetet e jashtme sot na janë shfaqur buzagaz dhe në harmoni me njëri-tjerin Ky Gaz Bardhi si i trëmbur duket …