Takim mas shumë vitesh me mikun e familjes tonë Tef Prela. Tefa vjen nga një familje fisnike dhe intelektuale e njohur e qytetit tonë, asht djali i profesorit Tonin Prela dhe zonjës se mencur dhe fisnike Agetina. Unë dhe familja ime kemi jetu disa vite në oborrin e bukur të shtëpise së kësaj familje të mrekullushme ata me mirësinë e tyre na trajtuan gjithmonë si të barabartë edhe pse na ishim thjesht qëraxhi. Aty unë kam kaluar vitet e fëminisë dhe ruj kujtimet ma të bukura, kam mësu shumë nga këta njerëz të mrekullushëm. Sot rikthyem shumë nga kujtime të asaj kohe. Sot Tefa jeton në Amerikë me grun dhe fy djemtë e tij. Tefa njihet nga të gjithë si mësues por edhe si nder Albitrat ma të mirë të futbollit Shqiptar. Rrespekt e mirënjohje për familjen Prela.