Një takim pune me të gjithë punojësit e shëndetësisë në njësinë administrative Kastrat, i kreut të Bashkisë M.madhe Tonin Marinaj, dhe natyrisht pas një takimi të ngrohtë me të gjithë këtë kolektiv mjaft simpatik, Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj është njohur me punën që kryehet këtu në sherbim te shendetit të banorëve nga drejtori i kësaj qëndre shendetësore mjeku Valer Kolnikaj.
Më pas kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj ka suprizuar infermieren në pension, me një çertifikatë mirënjohje të akorduar znj.Gjelina Bzhetaj, Kjo infermiere e dalluar ndër vite për korrektësi në punë dhe shërbim njerëzor tek pacientet e saj është emocionuar së tepërmi nga kjo mirënjohje që i ka bërë kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj, ndaj dhe e ka falenderuar atë dhe gjithë kolektivin me të cilët ka punuar vite të tera jetë pune.