BIJE QEVERIA E MALIT TE ZI

0

Qeveria e Malit të Zi në krye me Zdravko Krivokapic u rrëzua sot nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Levizja Qytetare URA dhe deputetët e opozitës.Mocioni u votua me 43 vota për dhe 11 kundër.Pro rrëzimit të Qeverisë votuan deputetët e Lëvizjes Qytetare Ura, pjesë e shumicës parlamentare, deputetët e DPS-it, SDP-së, SD-së, Partisë Boshnjake si dhe deputetët e partive shqiptare, Fatmit Gjeka dhe Genci Nimanbegu.Kundër rrëzimit të Qeverisë ishin deputetët e Demokratëve.Ndersa, para votimit të mocionit, sallen e Kuvendit e braktisën deputetët e Frontit Demokratik dhe SNP.

Info nga Malesia org

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.