Biçikleta e parë në Shkoder ka arritur në vitin 1907 nga konsulli suedez në këtë qytet.
Fokusi i “Fototekës Marubi” na sjell Zef Çekën e Simon Dedën, të cilët pozojnë me biçikletat e tyre në një periudhë kur ndoshta mundësitë e pedalimit ishin shumë të kufizuara nga mungesa e një rrjeti rrugor por që biçikleta në Shkodër, “një dashuri me shikim të parë” fuqishëm bëhet një traditë dhe që na përfaqëson si qytet.