Sezon i ri, Bekim Balaj i ri. Kapiteni i Vllaznisë është i pandalshëm në Superiore, ndërsa shënoi dhe kundër Skënderbeut në fitoren 5 me 0. Ky është goli i tretë radhazi, pas atyre me Dinamon dhe Tiranën.Tashmë sulmuesi shkodran kryeson renditjen e golashënuesve me 11 gola në total. Pas tij qëndron Florent Hasani me 10 gola, që firmosi në Rumani me Rapidin e Bukureshtit.Kujtojmë se Balaj u afrua te Vllaznia në janarin e këtij viti, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri verën e vitit 2025. Dhe pse mban 32 vite mbi supe, shpresat më të mëdha në sulmin e Vllaznisë qëndrojnë te ai.