BASHKIA M.MADHE DHURON 25 MILION LEKE PËR BASHKIN KORÇË

0

Mbledhje e shpejt dhe vetem me një pikë në rendin e ditës e këshillit të bashkisë M.Madhe. Ka filluar dhe mbaruar me miratimin e projektvendimit te paraqitur nga kryetari i bashkisë Tonin Marinaj për transferim fondi të kontigjencë. E gjitha kjo ka konsistuar ne miratimin e këtij findi prej 25 milion lekëve për të ja transferuar bashkisë Korçë, kjo në kuadër të fatkeqsisë se ndodhur si pasojë e rënies së tërmetëve kohëve të fundit. Në diskutimet e tyre këshilltarë janë ndalur te fakti se vertetë duhet solidarizuar me bashkinë Korç për këtë fatkeqësi por nga ana e tjeter është theksuar edhe realiteti se në mjaftë familje të M.Madhe, ashtu siç dhe po prezantohen çdo javë në emisionin “Jetë Tjetër” në Tv Kopliku do të ishte e dobishme ndihma e këshillit të bashkisë. I këtij mëndimi ka qënë dhe një ndër të vetmit zë opozitar në këshillë, këshilltari i Partisë Demokratike z.Isa Rama. Gjithsesi drejtori i financave ne bashkin M.Madhe z.Altin Rrukaj ka dhënë argumentet e tijë rreth këtij projekti të paraqitur nga kryetari i bashkisë Tonin Marinaj. Në fund me shumicë votash është miratuar ky projektvendim.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.