BASHKËJETESA E MREKULLUESHME NDËRFETARE , THEMELI I QËNDRESËS TË MALËSORVE SHQIPTARË

0
35
NGA NDUE BACAJORIGJINA MË E HERSHME E KASTRIOTËVE NGA KASTRATI? – Dielli | The Sun
Bashkëjetesa e mrekullueshme ndërfetare në Malesinë e Madhe që e ka falë Zoti , e ndarë ropi me kufijë politik , ka qënë themeli i qëndresës së Malësorve e shqiptarë ndër shekuj , qendresë heroike e historike që i ka “pagëzuar” këto troje nga më shqiptaret dhe Europianet e Shqiperisë Etnike.. Kjo bashkëjetesë e mrekullueshme ndërfetare ndër shekuj e mote ka qënë objekt i syrit dhe pendës të shumë studiuesve , albanologëve e deri lapsaxhive të ndryshem europian, shqiptar e më gjërë… Bashkëjetesa e mrekullueshme ndërfetare në Malësi (e Shqiperi) ka mahnitur Europen e Boten , por shpesh ka zgjuar edhe zilinë e armiqëve të shqiptarëve me në krye fqinjët e “vonë” sllavë , të cilet me “stilin” hill gurin e fsheh doren janë munduar të minojnë ketë themel të qendresës sonë , por fatëmirsisht pa sukses , per meritë të burrave trima e të urtë të Malesisë e Shqiperisë..
“PAKË SHEMBUJ” :
RRJOLL 1897…
Në vitin 1897 në varret katolike të Kokpapajve (Rrjoll ,Malesi e Madhe ), ishte thyer një Kryq ,per të cilin “hijena” antishqiptare hapen fjalë se e kanë thyer disa Musliman , ndaj duhej që katoliket të hakmerreshin. Per ketë një natë të 27 marsit të vitit 1897 “duar”antishqiptare paguajn disa malsore nga Rrjolli ,të cilet një natë presin një derr në derë të Xhamisë (Shkoder… ).Pas kesaje pritej nga armiqt e malsoreve një konflikt vellavrases ,por perkunder kësaj Krenet ,Bajraktaret dhe Burrat e Urtë në bashkepunim me autoritet shtetrore e menaxhuan shkelqyeshem situaten. Së pari u formua Gjykata e Xhibalit e kryesuar nga Serxhedeja me 25 antarë (12 katolik dhe 13 musliman). Kjo gjykatë kerkoi ndeshkimin e fajtorve që ishin zbuluar (nga vetë populli per ti sherbyer paqes dhe harmonisë). Per të realizuar denimin e fajtoreve u ngritë një ekspedit ndeshkimore me forcat Malsore si me poshtë : Nga Bajraku i Grudes 50 veta,edhe nga Hoti 50 veta me ne krye bajraktarin Met Çuni .Nga Kelmendi 100 veta me në krye bajraktaret Cana Luca e Turk Shabi. Nga Kastrati 50 veta me në krye bajraktarin Nikoll Doda. Nga Shkreli 100 veta me bajraktarin Vat Marashi, gjithashtu nga Reçi e Lohja 50 veta ,nga Kopliku 50 veta dhe nga vet bajraku i Rrjollit 150 veta. Ekspedita ndeshkimore ndeshkoi fajtoret në Rrjoll.. ,duke djegur shtepiat e fajtoreve ,dhe duke arrestuar 17 veta. Duhet theksuar se gjatë ekspedites jo vetem nuk shenohet asnjë kundershtim ,por kishte një mbeshtetje të gjërë, gjë që bëri që të vijojë bashkejetesa e mrekullueshme në mes banorve (musliman e katolik ) si vellezer të një gjaku ,pamvaresisht nga rruget që kishin zgjedhur secili per të besuar te një Zot…( Fulvio Kordinjano ,“SHQIPERIA” Permes vepres dhe shkrimeve të misionarit madh italian At Domeniko Pazi (1847-1914) vll.II ,fq.367-369). +Kahreman Ulqini , Bajraku në organizimin e vjeter shoqerorë shek. XVII deri me 1912 ,fq.125). Dikush mund të pyes per emrat e fajtoreve ,të cilet megjithse i kemi nuk ja vlenë per ti shenuar ,veç po kujtojmë se si ata të Rrjollit dhe ata të Shkodres janë të “perzier” u perkasin të dy besimeve…E ndersa “sponsorizimi” kishte ardhur nga fqinjet sllavo-ortodoks…
NË GRUDË…
Prekë Uli prej Dinoshe , “simbol” i bashkjeteses vllazerore në mes katolikve e muslimaneve të Grudes , i cili per të mos “koritur” katundin rrezikon jeten nga ushtaret malazez ,të cilet një ditë tek e gjejnë Preken çoban me dele së bashku me çobaneshen Bibe Keqja i thonë : ” Prej ka je ? , dhe Preka u pergjegjet prej Dinoshet. Malazezet e pyesin ,a je musliman apo katolik ? , jam katolik u thotë Preka. Keta ushtarë deshen me e vertetuar këtë gja ,dhe i thonë nese je katolik ban kryq ! Prek Uli u thotë : “Nuk u duhet ju kjo gja me m’ba me ba kryq. Ata i thonë ose ban kryq ose te vrame, pasi ti nuk na ke kallxua të verteten ,se ndoshta nuk je katolik , dhe tre ushtarë ja kthejne pushket. Çobanesha Bibe Keqja i thote Prekë ban kryq se të vranë ,se ti perditë banë kryq disa herë. Por ai ja kthen ,le të më vrasin nuk baj kryq ,që të mos thonë se e bame një musliman me ba kryq (pasi në Dinoshë janë shumica musliman ,me perjashtim të pak shtepiave katolike). Tre ushtaret malazez e panë që nuk po mujshin me e detyrua me ba kryq ketë grudas ,ndaj ulen armet e shkuan…(Anton Çeta ,Nga folklori yne III ,Prishtine 1995 ,fq.151-152). SI U VENDOS FESTA FETARE E TË GJITHË GRUDES (ZOJA E GRUDES)..
Duke qene se pas vitit 1870 Grudasit (si të gjithë malesoret e shqiptaret) kishin nevoje të ishin më të bashkuar se kurrë në rrugen e tyre të qendreses ndaj pushtuesve osman dhe klysheve të rusisë sllavëve të jugut , ndaj edhe në Grudë lindi nevoja e një feste fetare të perbashket (pasi deri atehere çdo katund i Grudes kishte festen e vete..)..Per të pasur një festë të perbashket i gjithë Mali apo Bajraku i Grudes (pa ndaluar festat e veçanta të katundeve), meshtari i Grudes i asajë kohe u propozoi një kuvend historiko- fetare. Kuvendi i Grudianeve u bë pranë lumit Cem ,në breg të shpelles historike Farkë ,në Grykellukë. Në krye të ketije kuvendi padyshim ishte bajraktari famemadh i Grudes Smajl Martini ,por edhe Haxhi Ahmet Nikaj që perfaqesonte banoret musliman të Grudes..Shpella Farkë vazhdimisht kishte qënë vendi i kuvendeve të rendesishme së Malit të Grudes ,ku prej vitesh per të nderuar kuvendaret Haxhi Ahmeti i Haxhajve të Kesheves pjekte ferliqe , por takimi që u bë naten e 14 gushtit të vitit 1871 kishte një kuptim të veçante bashkimi e gezimi per të gjithë grudasit e më gjërë. Thuhet se atë natë historike kur Smajl Martini e Haxhi Ahmeti,kerkuan çobanet e tyre per të marrë bagetin e imte per ferliqe ,ata kishin ikur shumë large duke u mahnitur në freskin e nates ,por keta dy burra nuk u koriten pasi në Ubel të Mileshit takuan lopet e Haxhi Ahmetit , i cili mori një viç (mzore) dhe e pjeku ferlik në breg të Shpelles Farkë ,ku u festua kjo natë dhe në nesre dita e 15 gushtit , duke mbetur në histori si festa e Zojes së Grudes, që vijon të festohet me madheshti edhe sot.. …(Lulash N.Palushaj ,Malesia dhe Fiset e Saj ,pj.I., fq.254-255). NJË TRASHIGIMI PËR (RI)NDERTIMIN E KISHES SË SHKRELIT (BZHETË)Kisha e Shkrelit Shkoder Albania - YouTube
Një gojëdhënë që vjen nga qindra vite më parë na tregon se per ndertimin e Kishes së Bzhetës kishte pasur mosmarëveshje në mes perfaqesuesve (katolik) të fshatrave dhe katundeve të Shkrelit ,të cilet kerkonin secili ta kishin famullinë apo kishen në katundin e tyre..Per zgjidhjen e kesajë mosmarreveshje “nderhynë” si vëllezerit musliman të Zagores , të cilet me urtesinë e tyre u thanë perfaqesuesve katolik të fshatrave të Shkrelit se Kisha – Famulli është një vlerë madhore e shpirterore e të gjithë shkrelasve ,duke perfshirë edhe ata musliman ,ndaj per ketë duhet të zgjidhet një vend që është i barazlarguar per të gjitha katundet dhe fshatrat e Malit apo Bajrakut të Shkrelit. Vëllezrit musliman të Zagores propozuan si vendin më të pershtatshem per ndertimin e Kishes-Famulli të Shkrelit , Bzheten (pikrisht aty ku është edhe sot…) ,gjë që e miratuan pa hezitim të gjithë perfaqesuesit e Shkrelit..(Fulvio Kordinjano ,SHQIPERIA ,permes vepres dhe shkrimeve te misionarit te madh Italian At Domeniko Pazi ,1847-1914 ,po aty..)
KUR KISHEN E BAJZES E (RI)NDERTOJNË KATOLIKËT DHE MUSLIMANET
Në vitin 1887 kisha e Bajzes kishte pasur nevojë të rindertohet (ku disa disa shkrues apo studiues e shenojnë gabimisht si ndertim të ri). Kjo Kishë kishte gati një shekull që ishte ndertuar dhe banoret halleshumë nuk kishin pasur mundesi ta rikonstruktonin gjatë kesaj kohe. Mirpo kishte ardhur një moment dhe banoret e Bajzes e më gjerë po pergatiteshin të punonin në kishen famëmadhe të Bajzes , pa deshiren e pushtetit osman i cili me “levat” e veta të dukshme dhe të padukshme kerkonte ta pengonte..(Lovro Mihaçeviq , Neper Shqiperi…1883-1907 ,fq.77-79). Në keto kushte banoret katolik të Bajzes e Kastratit ju kerkuan ndihmë vëllezerve të tyre musliman të Aliajve ,të cilet pa perfillur pushtetin osman në Shkoder u treguan të gatshem jo vetem të ndihmojnë me punë në rindertimin e kishes ,por mbi të gjitha burrat e urtë e trima të Aliajve me në krye Zenel Shabanin u organizuan me armë në dorë per të mbrojtur puntoret e Kishes nga sulmet e mundeshme të zaptive osman që kerkonin të mos rindertohej kisha e Bajzes..
NJË MUSLIMAN SHQIPTAR VRET NJË TURK PËR T’I MARRUR GJAKUN ‘VËLLAIT’ KRISTIAN
Murat Agë Ganiqi nga Fushëbardha ,që e konsideronte veten me origjinë nga Kuçi (atehere tërsisht shqiptare..N.B.), një ditë mori vesh se një turk kishte vrarë dikë në Kuç dhe më pas i kishte prerë koken. Kur turqit i shkuan per urimet e Bajramit ,Murat Aga e thirri turkun dhe e pyeti se çfarë i kishte thënë djali (katolik) nga Kuçi perpara se ai ti priste koken. Turku tërë mendjemadhësi i tregoi se i kishte thënë : Mos më pre o turk se do të dalë ndonjë vëlla prej Kuçi që do ma marrë hakun , e do të vdesësh edhe ti kështu si unë..Murat Aga duke ju drejtua turkut i tha: tamam të ka kuvendë, si per vëllanë ashtu edhe per vdekjen tënde . E pra unë jamë vëllai i tij ,dhe ja zbarzi dy koburet në ballë turkut të cilin e la të vdekur…(Mark Milani , Jeta dhe Zakonet e Shqiptarëve ,fq.83..).
NjË NGARJE NË DINOSHË…
Dinoshjanet i akuzuan tek fuqitë e mëdha se rrënuan kishen e cila gjendej në lamë të Beqit (fisi Beqaj), me ç’rast aty pranë në lindje të fshatit ndertuan xhaminë , keshtu që perfaqesuesi i fuqive të mëdha i dergon protestë kadisë në Potgoricë dhe kerkon pergjigje. Kadia akuzoi dinoshjanet dhe per problemin e nxitur filloi ti denojë duke u djegur katër shtepia. Shaban Smajli Dukaj ishte trim ,guximtarë e shumë i zgjuar , dhe dinoshjaneve u ankon: “T’kisha krahë , Dinoshen pata me ditë me e mbrojtë”. Tur Sufi Beqaj trim i rrallë e rrufe e gjallë i tha: “Ti Shaban mbroje Dinoshen , e shkojmë te kadia me ditë se desim t’tanë “. Kur mberrinë në Podgoricë , Shabani hipi naltë në katin siper ,ndersa percjellesit e armatosur mbeten duke pritur në fund të shkalleve. Kadia sapo e sheh Shabanin e pyet ,pse e rrezuat kishen e ndertuat xhaminë pa pyet ,se na shkaktuat probleme ? Shabani i pergjigjet , kishën në lamë të Beqit e kanë punua të paret tanë , me guret tanë e punen e tyre. Por pasi kisha filloi me u rrezua e na u islamizuam me ata gurë tanë e me punen tonë ndertuam xhaminë ,e as na ka e as i kem kujt gja borxh…(Sokol P. Lulgjuraj ,Malesia eMadhe Ndër Shekuj ,fq.69-70). Pra kjo ngjarje nese mundemi ta quajmë kështu tregon se grudasit dhe malësorët janë së pari vellezer të të një gjaku e një kombësie , ndersa besimet që ndryshuan ndër mote e shekuj janë “thjeshtë” rrugë që të çojnë te besimi në një Zot që është lart në qiell per të gjithë…
ZGJEDHJA E PARISË SË BAJRAKUT (FLAMURIT) TREGUES I QARTË I HARMONISË DHE BASHJETESËS SË MREKULLUESHME NDERFETARE TË MALËSORËRVE
Mali ,Bajraku apo Flamuri i Hotit me perjashtim të një shtepie të gjithë ishin Katolik , bajraktarin e zgjedhin nga kjo shtepi muslimane që nuk i zhgënjeu kurr.. Fama e deres të bajraktarëve të Hotit njihet të pakten që nga Çun Mula e ketej… Gruda me shumë popullsi të besimit musliman (me në krye Dinoshen),bajraktarin e zgjedhin gjithnjë nga një shtepi katolike , nga Ivezajt . Smajl Martini është simboli i bajraktarit apo flamurtarit të Grudeës ..
BASHKË TË GJALLË E BASHKË TË VDEKUR…
Malesoret (por edhe shqiptaret) ndonse historia i detyroi të marrin shpesh rrugë të ndryshme besimi ndër shekuj ata mbeten në përjetësi vëllezër të një gjaku , gjuhe e kombësie. Trashigimia është e mrekullueshme. Janë shembuj të shumtë që tregojnë se malësoret kanë festuar bashkë si festat e katolikeve dhe të muslimanëve . Ata respektonin njeri tjetrin jo vetem në ditë festash e gezimesh ,por edhe në ditë detyrimesh ndaj besimit..Mua që po shkruaj keta rrjeshta më kujtohet se si të paret e mi më tregonin per miqesi , probatini e kumari me muslimanet . Ata më tregonin se si në ditet e agjerimit të Ramazanit, katoliket ruheshin të mos hanin , pinin ujë apo duhan në sy të shokeve të tyre musliman. Gjithashtu më tregonin se kur vinin per gosti shoket e miqtë e tyre musliman , në shtepiat e katolikëve kishin enet e veçanta në të cilat gatuheshin dhe u servireshin ushqimet miqëve musliman. Po kjo traditë e mrekullueshme respekti ruhej nga familjet muslimane ndaj miqeve të tyre katolik… Ata ishin pra bashkë jo vetem në ditë festash e gezimesh ,por edhe në ditet e veshtira të luftes mbrojtese të trojeve tona nga shovenet fqinjë e pushtuesit aziatik..Ata luftonin bashkë ,vdisnin bashkë ,por shpesh në kushtet e luftrave edhe hinin në dhe bashkë. Ata nuk i ndante asgjë… E bashkë e vetem bashkë gjallë e të vdekur do të jemi “DIKUSHI” ,ndersa të ndarë e perçarë vetem “askushi” ,gjë që nuk e dëshirojnë Malesoret dhe Shqiptaret e vertet…Vijimësia e kesaj bashkëjetese sa vjen dhe forcohet edhe per brezat e ardhëshem , ketë e tregojnë dhjetra martesa të vajzave muslimane me djem katolik apo të vajzave katolike me djem musliman, martesa të cilat tashma janë bërë të zakoshme , pa paragjykime dhe të pranueshme si nga familjet perkatëse dhe shoqeria malësore dhe shqiptare…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.