BARDHOSH GËRVALLA, (25 shkurt 1951 – 17 janar 1982)

0
Me rastin e 72 Vjetorit të lindjes:
Ese…    NGA:

Shefqet Dibrani

Bardhosh Gërvalla është njëra ndër figurat e shquara të lëvizjes patriotike dhe revolucionare të Kosovës, organizator i dalluar, shembull i lartë vetëmohimi. Lindi në shkurt të vitit 1951 në Dubvik të Deçanit. Këtë emër e trashëgoi nga babai i tij Bardhosh Dina i njohur si kaçak me nam të madh, i cili vdiq në shkurt po të atij viti, vetëm një javë para se t’i lindte djali i tretë, Bardhoshi. Vdekja e Bardhosh Din Gërvallës e rëndoi shumë gjendjen ekonomike të familjes Gërvalla.Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla - Njeri ku je - YouTube
Nga dëshira për t’i rritur Kosovës shkollarë, edukatorë e atdhetarë nëna Ajshe shtrëngohet të marrë rrugën e hidhur të kurbetit, ku rruga e shpie në Jesenice të Sllovenisë. Ky kurbetim i nënës Ajshe në atë kohë ishte një akt tepër i rëndë dhe i panjohur për gruan kosovare. Bardhosh Gërvalla qysh në rini shijon jetën e pelimtë të kurbetit.
Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Slloveni. Pastaj regjistrohet student me korrespodencë në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, dega e gjuhës dhe letërsisë angleze. Ishte njohës i mirë i sllovenishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe serbokroatishtes. Thuaja gjithë jetën e kaloi në mërgim me kujtimin e vendlindjes, me mallin e më të dashurve, me dashurin e zjarrtë për Kosovën. Besniku i Kosovës, siç e quanin shokët e tij, u bë krahu i fortë i familjes, i vëllait dhe mërgimtarëve.
Në Gjermani gjendet afër kurbetçarëve tanë: i mbron, i udhëzon dhe i këshillon ata me fjalë vëllai. Të gjithë i donte të bashkuar, të afërt me njëri-tjetrin, të dashur dhe të sjellshëm, që rezistonin jashtë, që të luftonin brenda, kundër të gjitha padrejtësive që u bëheshin atyre dhe popullit.37 vjet nga vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
Bardhoshi i qëndroi gjithmonë pranë të vëllait, Jusufit, duke e ndihmuar atë dhe duke koordinuar bashkërisht veprimtarinë. Ai i ka shërbyer Jusufit si përkthyes në kontaktet dhe bisedat që ka pasur me zyrtarët gjermanë, njëkohësisht përkthente traktet, parullat dhe letrat në gjuhën gjermane. Dha kontributin e tij të pakontestueshëm material dhe profesional për nxjerrjen e organeve <Lajmëtari i Lirisë> dhe <Zëri i Kosovës> numrat 1 dhe 2. Ishte anëtar dhe njëri ndër udhëheqësit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ-së), ku luan rol të rëndësishëm koordinues. Përfaqësoi këtë organizatë në tetor të vitit 1981 në Stamboll për bisedimet që u bënë në mes Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), dhe Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK). Si organizator i rrallë i mobilizon mërgimtarët tanë në demonstrata dhe manifestime të ndryshme politike.VOAL
Bardhoshin, pos tjerash, e njohim edhe si kompozitor e këngëtar, zë i bardhë në tela të kitarës, të shpirtit, të ndjenjave dhe të mendimit, nuri i të cilit të ndriste gjithmonë nga ajo bardhësi, posi ujërat e kulluara të Drinit të Bardhë që dalin të kthjelltë si bilur nga Bjeshkët e Rugovës, që rrjedhin në vija të zbuluara në tërë rrafshin e Dukagjinit. Edhe Bardhosh Gërvalla doli nga gjiri i Kosovës Loke, piu qumështin e bardhë të nënës Ajshe, fluturoi mbi retë e bardha si pëllumb pushbardhë me plot mbarësi e lumturi. Ishte njeri që pati zemër e shpirt të bardhë!
Bardhoshi syshqiponjë rrinte gjithmonë gazmor. Fytyra e tij buzëqeshte, dukej si trëndafili i bardhë pranë dritares në kopshtin e vogël në Dubovik. Kishte fjalët e ëmbla e shëruese që rrallë kujt natyra ia dhuron.Bardhosh Gervalla - KultPlus
Ky flamur i lëvizjes sonë, ky zog shtegtar i tokës së bardhë arbërore, në një natë të errët pis nga tradhtia, u vra në pusi nga një dorë e zezë e armikut shekullor më 17 janar 1982 në Untergrupenbah të Gjermanisë.
Kalimi i viteve kurrë nuk do të mund ta zbeh kujtimin e veprës së Bardhosh Gërvallës, gojëmblit e zemërzjarrtit, mbrojtësit të palodhshëm dhe të patrembshëm të interesave të punëtorëve tanë në botën e jashtme, heroit të nderuar të Kosovës.
St. Gallen, 18 janar 1992.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.