Bamirësi në familje të varfra

0

Zonë që vështirësitë i ka te shumta por qe njerzit i ka me shpirt bujar e punëtor. Si një zonë me një infrastrukturë tepër të vështirë,nga ku marin shkas problematikat e rrugëtimit,dhe asaj çfarë kjo zonë ofron si ekonomi për banorët e saj.Lumi i Vlorës dhe fshatrat e dy njësive administrative që ndahen nga dy bashki ,atë të Selenicës dhe të Himarës ka qënë gjithmonë një zonë e quajtur ndryshe shkretëtirë. Ndihem e detyruar por edhe njëkohësisht e indinjuar si një njeri nga ku rrënjët e mia janë të ngulitura thellë në atë zonë ku unë kam kaluar fëmijërinë të flas me saktësi dhe përpikëmeri për të gjitha këto fshatra të cilët përbëjnë nr 14. Shtëpi të varfra,familje në nevojë ekstreme ekonomike,rrugë që nuk të çojnë as në vendin ku fëmijët e tyre kryejnë oraret mësimore,të gjitha këto janë te evidentuara për shkak dhe te punës time disa vjeçare në këto fshatra.Sa e varfer në infrastrukture dhe ekonomi kjo eshte edhe një zonë e cila ka qenë dhe është pika kyçe e politikëbërjes. Shumë deputete ka dhuruar kjo zonë për Parlamentin Shqiptar,nga ku kanë ngritur zërin dhe kanë rënë në heshtje të gjumit dimror. Së fundmi si një punë e përhershme,por më mire do t’a quaja si një detyrim ndaj vendlindjes,këtë herë me një ekip pune nga i cili kam ngelur e surprizuar, për punën dhe indinjimin tersor të disa të rinjve që origjina e tyre rrjedh midis lumit të Shushicës të drejtuar nga deputeti i kësaj zone Z.Vullnet Sina. Pas një takimi pune në ambientet e zyrës së Z.Sina vura re se puna e këtyre të rinjve dhe pasioni rrëzojnë posht çdo shprehje për rininë shqiptare.Pra nëse rinia mirorganizohet ka çfar i dhuronë këtij vëndi.Nënë bashkëpunimin e Z.Sina preka nga afer të evidentuar në teresi e imtesi të gjitha problematikat që përfshijnë zonën e Lumit të Vlorës,ato elektrike,infrastrukturore,problematika se fundmi e shumë lëkundjeve sizmike që kanë përfshirë këtë zonë dhe këta banorë,si dhe problemin kryesor që prej vitesh kjo zonë ka,atë të shumë familjeve të varfra ekonomikisht deri në mos sigurimin e ushqimit te vaktit. Ditën e sotme së bashku me ekipin e punës së Z.Vullnet vizituam disa familje në disa fshatra për të parë dhe njohur nga afër me problemin e tyre më kryesor,duke përshkuar,Gjorm,Lepenicë,Brataj nga ku këtu ndalëm në familjen e Fatmirit që është me kilometra larg nga qëndra e banuar.Arritëm të shikonim cdo vështirësi me kujdes,për t’ju gjendur me çfardo lloj mundësie pranë. Rrugëtimi vazhdoi në Vranisht,Kallarat e së fundmi në Kuç ku u njohëm dhe me dy familje te gjendura në varferii te tejskajshme. Tashmë vura re se nëse punohet me një ekip të rinjsh si Ergysi dhe Xheksila,të udhëhequr nga njerëz që brenda vetes kanë thjeshtësinë,dashurinë dhe atdhedashurinë nuk do ta përfaqësojnë kurr Parlamentin dhe Foltoren për interesa personale. Falenderojë këdo që ju gjendet pranë këtyre familjeve në këtë gjëndje ekonomike,sado pak të jetë ata kuptojnë se dikush mendon edhe per ata. Falenderojë Z.Sina dhe dy prej ekipit të punës së zyrës së tij Ergysin dhe Xheksilën që ju erdhën në ndihmë shtatë familjeve në katër fshatra,me ndihma ekonomike si dhe me evidentimin edhe të shumë problematikave të tjera si infrastrukturore,kanalizime,probleme të elektricitetit,probleme këto që u evidentuan për tu konsultuar për një rrugëzgjidhje të shpejtë. Ky mision do të vazhdojë edhe në vijim.

Anila Ahmataj
Gazetare ne RTSH

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.