Ndërprerja e energjisë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku po shqyrtohet huaja për OSHEE-në, është shoqëruar me debate mes anëtarëve.Teksa sekretari i grupit parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu po bënte një foto brenda sallës, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka kundërshtuar këtë veprim. Ajo e ka pyetur kolegun e opozitës se pse po i bënte foto pa drita.“Kjo foto tani … është qesharake, ti nuk bën foto sepse janë në funksion mikrofonat. Nuk është etike, nuk është etike çfarë po bën. Kemi ardhur në komision për të folur për çështje konkrete e profesionale, nëse ti ke ardhur të bësh foto, kjo është çështje tjetër.”, pohoi Balluku.Ministrja ka kërkuar ndërhyrjen e kryetarit të Komisionit, Eduard Shalsi që mos të bëheshin foto. “Mos ma qaj hallin të frikës, se nuk kam frikë nga foto”, iu kthye Balluku, Agalliut