Bajzë-M.Madhe/Tek ” Tre princeshat” festojnë Abetaren “princet dhe princeshat e vegjel

0
71

Festojnë  së bashku festen e Abetares  nxënësit dhe mësues e prindër   të  Shkolles “Prek Gjoni ” Bajzë’-Mund të jetë një imazh i 5 persona, fëmijë dhe teksti

Festa e Abetares është ngjarje e veçantë në jetën e të gjithë fëmijëve të klasës së parë.
Duke mësuar shkronjë pas shkronje, numër pas numri arritën të shkruajnë e të lexojnë për bukuri, të hyjnë në universin e madh të dijes, në botën e madhe të librit e shkencës.
Shpresoj të vazhdoni të jeni të mrekullueshëm si ishit këtë vit pa marrë parasysh pengesat që na dolën para.
Ju luftëtarë të vegjël ia dolët mbanë, kurse unë ia dola mbanë nga buzëqeshja dhe arritja juaj, faleminderit për përkushtimin e juaj dhe dëshirën e pashtershme për të mësuar.
Ne të gjithë ia dolëm duke u mbajtur fort nga njeri-tjetri, një pasqyrë e një suksesi të vërtetë.Urime të gjithë nxënësve Festa e Abetares! Shkëlqefshi gjithmonë në mësime dhe në jetë! Urime edhe Ju prindër të nderuar dhe faleminderit shumë për bashkëpunimin tuaj!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.