Bajzë M.Madhe , gjëndët e vdekur me shënja dhune një grua 47 vjeçare

0

Ngjarja e ndodhur  në  Bajzë  të Kastratit M.Madhe, ka tronditur mbarë opinionin vëndas  , dhe jo vetëm.Një grua fatkeqe  jetonte prej vitësh në një shtepi  anash rrugës  nacionale  në  drejtim të Hotit.Veçmas  mjaft problematikave jetësore, të cilat  ia kishte sjell  fati i jetës, edhe  mungesa e energjisë  elektrike , po prej vitësh  e errësoj jetën e saj, deri në  këto momente , i  ndodhi akti tragjik.

Violeta Gurraj-47 vjeçe eshte gjetur e vdekur nga familjaret e saj. Ajo kishte disa dite qe nuk dilte nga shtepia e saj ne lagjen Ivanaj, ne krahun e djathte te aksit rrugor Bajze- Vukpalaj, dhe telefoni i saj ishte i fikur. Kjo ka shtuar dyshimet tek familjaret qe ne bashkepunim me policine kane thyer deren e baneses  ne oret e vona te nates se mbremshme. Pamja ka qene  shokuese: 47 vjeçarja  e vdekur me prerje ne fyt dhe shenja te tjera dhune, çka policia dyshon dhe po heton per vrasjen e 47 vjeçares. Pasi kane derguar trupin e viktimes drejt spitalit rajonal te Shkodrës, policia dhe specialistë te krimeve po kqyrin vendin e ngjarjes dhe po hetojne pet rethanet dhe motivet e krimit. Nderkaq  behet e ditur se para disa vitesh ishte vrare aksidentalisht edhe bashkëshorti i viktimes dhe ka jetuar e vetme ne kushte te veshtira ekonomike .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.