Ngjarja e ndodhur në Bajzë të Kastratit M.Madhe, ka tronditur mbarë opinionin vëndas , dhe jo vetëm.Një grua fatkeqe jetonte prej vitësh në një shtepi anash rrugës nacionale në drejtim të Hotit.Veçmas mjaft problematikave jetësore, të cilat ia kishte sjell fati i jetës, edhe mungesa e energjisë elektrike , po prej vitësh e errësoj jetën e saj, deri në këto momente , i ndodhi akti tragjik.
Violeta Gurraj-47 vjeçe eshte gjetur e vdekur nga familjaret e saj. Ajo kishte disa dite qe nuk dilte nga shtepia e saj ne lagjen Ivanaj, ne krahun e djathte te aksit rrugor Bajze- Vukpalaj, dhe telefoni i saj ishte i fikur. Kjo ka shtuar dyshimet tek familjaret qe ne bashkepunim me policine kane thyer deren e baneses ne oret e vona te nates se mbremshme. Pamja ka qene shokuese: 47 vjeçarja e vdekur me prerje ne fyt dhe shenja te tjera dhune, çka policia dyshon dhe po heton per vrasjen e 47 vjeçares. Pasi kane derguar trupin e viktimes drejt spitalit rajonal te Shkodrës, policia dhe specialistë te krimeve po kqyrin vendin e ngjarjes dhe po hetojne pet rethanet dhe motivet e krimit. Nderkaq behet e ditur se para disa vitesh ishte vrare aksidentalisht edhe bashkëshorti i viktimes dhe ka jetuar e vetme ne kushte te veshtira ekonomike .