JAK RROZHANI
Shumëkush, për mos me thanë “gjithkush”, mendon se i jep një diçka të re botës , njerëzimit. Kurrgja e re nën këtë diell. Ndërsa ujët rrjedh, bota po aty. Kur po lexoj Biblën, o kur po kundroj piramidat atje në shkreti, pyes : si asht e mundun , që njeriu i shek. XX, në kulm të qytetnimit material, të jetë po aq barbar , si ai i 40 shekujve përpara ?
Dashuri , vetëm dashuri për njerëzit , çast lumnie në Tokë .At Zef Pllumi, mungesën fizike , e ka shndërruar në lëndë shpirtërore , një kujtim emocionues , pasi dëshmi kemi veprën e tij monumentale, e cila e ka përjetësuar këtë marrëdhënie uliksiane në shumë rreshta . At Zef Pllumi , njeriu,që me jetën dhe veprën e tij , u bë emblemë e lavdisë së Kishës Katolike Shqiptare, e në veçanti , e françeskanizmit shqiptar, i binomit të tij “Fe e Atdhe “ . Me rënien e diktaturës At Zef Pllumi, iu vu punës me energji rinore, për të lidhur fijen e këputur me traditën kombëtare por edhe me Europën , prej së cilës ishim shkëputur . Kultura evropiane dhe vetë Evropa , kryefjala e ligjërimit të tij publik për të ardhmen e Shqipërisë , ku në to shikonte shpëtimin
e popullit shqiptar. Botimet dhe iniciativat , që ai ndërmori, ishin të shumta , e për veprën e tij origjinale madhore “Rrno vetëm për me tregue”, me shpalosjen e privacioneve e të vuajtjeve të tij , At Zef Pllumi u nderua me Urdhërin “Nderi i Kombit “ nga Presidenti i Republikës , më 2006 e po më 2006, merr Çmimin “Penda e Artë”, në letërsi, por vlerësimin dhe mirënjohjen për jetën dhe veprën e tij, ia ka dhanë populli, e në veçanti vendilndja e tij, me besimin e shpresën për të ardhmen , françeskani i devotshëm e shkrimtari original , që spovoi vuajtjet e rënda të kohës e që triumfoi mbi të keqen . E kjo ndjesi forcohet , duke e marrë si model e pikë referimi, qëndrese e sakrifice , të mirësisë , besimit , intelektit , guximit , triumfit e atdhetarisë , si idelogu i lirisë kundër tiranisë , i fjalës së lirë dhe i qëndresës , në memorien e këtij kombi heroik, trim, bujar e liridashës , si bartës i vlerave më të mira të shqiptarit, si dishepull , si përçes i amanetit “rrno vetëm për me tregue”, i traditave dhe i vlerave më të mira , u përjetësua me veprën e tij të pasur . Ai rrëfeu saktë , çfarë është qëndresa dhe kush e bëri atë , padrejtësitë e kohës , vuajtjet e privacionet, fisnikërinë dhe madhështin e saj , me protagonist vetë atë : fratin e devotshëm dhe shkrimtarin e madh , At Zef Pllumin, pikë referimi për brezat.